Aksidenti me vdekje, prokuroria merr vendimin e papritur për deputetin e PDIU
Prokuroria ka marrë vendimin e papritur mbi deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, i cili aksidentoi sot për vdekje një kalimtarë në autostradë. Mësohet se Prokuroria ka vendosur të lirojë deputetin, duke sqaruar se ai do të hetohet në gjendje të lirë. Deputeti Rakipi është lënë i lirë nga Komisariati nr. 2, pasi organi i akuzës doli në përfundimin se nuk ka shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa, nga të dhënat e ekspertizës rezultoi se viktima Seit Sorra, 54 vjeç, i preu rrugën dhe deputeti Rakipi s’e shmangte dot. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:00, pranë Kthesës së Kamzës.
Please follow and like us: