Albspirit

Media/News/Publishing

Arben BLLACI: MAJKO, OPTIMIST SI KUNGULLI…

 

I gjori kryeministër shtrëngon duarl e burrave më të
rëndësishëm të giobit dhe vuan mjerueshëm nga iluzioni
qesharak i ekuivalencës me ta…

Janë shumë të pakët ata që nuk e njohin metamorfozën e mbjelljes, mbirjes, çeljes e pastaj fryrjes së menjëherëshme të kungullit mbi gjerdhet e kopshteve në fshatra… Karakteristikë, me një fjalë mund të thuhet se është urgjenca e gjithë këtij procesi që prodhon më në fund një… kungull të madh.
Nuk është natyrisht aspak e thënë qe ky kungull të jetë kryeministër, aq me pak si Majko. Pika e vetme e përqasjes duket të jetë urgjenca e rritjes, në rastin tonë e me fjalë sintetike, të themi, kariera e pabesueshme për nga befasia dhe shkallëzimi. Natyrisht që e ka thembrën e Akilit. Bile dy zemra në një thembër. E pari mosha, e dyta përvoja minimale për punë të mëdha si këto që ranë mbi shpatullat e njoma të Majkos.
Natyrisht që edhe e vuan madhështinë i gjori kryeministër. Natyrisht që i thotë vetes qindra përkëdhelje si vajzat e dashuruara përsëpari. Janë me dhjetra tashmë burrat e mëdhenj të globit që kanë shtrënguar duart më vogëlushin e thinjur para kohe. E mbase po aq, janë edhe krizat e delirit të madhështisë së kryeministrit tonë, i cili duke buzëqeshur e duke ndenjur në bash të vendit, përballë fjala vjen Klintonit, ndjehet i sunduar nga iluzioni qesharak i ekuivalencës… Eshtë fatkeqësia e tij, por jo faji i tij. E shfajëson mosha e re dhe përvoja e pakët, siç duket jo vetëm e tij. Edhe thinjoshët dhe pleqtë e politikës shqiptare janë ose të rrjedhur, ose vuajnë sindromat dhe patologjitë e rinisë në politikë.
Krejt tjetër duhej të ishte kursi i politikës së brendshme të qeverisë Majko. Pragmatizmi, përfitimi nga rrethanat madhore në kuadrin makropolitik, duhet të ishte terreni më i mirë që do ta shndërronte qeverinë në një brigadë të mirëfilltë pune për ndreqjen dhe mbushjen sadokudo të greminave që tipizojnë karakatinën e ekonomisë shqiptare. E kundërta ndodh. Tërë kabineti Majko, apo çdo lloj emërtimi të kishte, mjaft të ishte shqiptar, është shndërruar në një skuadër pritësish të politikanëve të të gjitha rrangjeve nga bota, duke harruar se jetojnë në Shqipërinë e shkatërruar. Për një qeveri pragmatiste, hambari NATO do të ishte një burim i pashtershëm mundësish, një hambar i pafund ku “miu” i ekonomisë shqiptare ngado që të rrëzohej, do të binte mbi grurë…
Dhe këtu aspak nuk kemi parasysh spekullimin me rrethanat se, edhe sikur të duam, nuk na e lejon njeri… Fjala është thjesht të ndërgjegjësimi që nevojitet të kemi si politikë, qeverisje e shoqëri, te roli që në fund të fundit luajmë në skenën e politikës ndërkombëtare, edhe në rastet kur kjo politikë militarizohet. Eshtë mirë të kuptohet se Shqipëria, është sot faktor jo për shkak se përbën ndonjë prioritet, po thjesht për shkak të rrethanave politike që lidhen me imazhin amerikan dhe interesat e tij për dominim. Është tjetër gjë që këto interesa çojnë ujë në realizimin e ëndrrës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi dhe identitet kombëtar. E pra, qevera shqiptare duket ta ndiejë veten partner të madhështisë amerikane. Përveç kësaj, Majko dhe ekipi i tij që rifreskohet pa u ndierë në funksion të dominimit të klaneve në PS, të cilat mezi presin ta përmbysin, po duket të vuajë edhe nga pataologjia e përjetësisë në saje të politikës që ndjek, duke harruar në mënyrë fatale se në politikë ka thjesht konjuktura e përfaqësues të tyre dhe aspak e askund, emra të përveçëm, si fjala vjen, Majko, Hasan, Hysen etj.,etj…
Majko është i prirur nga madhështia kungullore dhe pothuajse nuk e ka vënë re asfare ndërrimin e “arabaxhiut” në “arabanë” e ambasadës së SHBA në Tiranë. Më tej duket se nuk ka as më të voglën ide për rolin dhe fatin e petës së parë të byrekut nën saçin përvëlues. Fare shkurt, mund t’i kujtojmë kryeministrit se sakrifikohet një petë që quhet duvak, për të pjekur byrekun e festës… Po rrallë ndodh, qysh nga kohët sulltanore, që festat të ngrihen për një njeri të vetëm. Me fjalë të tjera, këtu nuk është fjala për Majkon dhe qeverinë e tij. Fjala dhe halli është pikërisht te profesionalizmi, të paktën te profesionalizmi, nëse politika mund të quhet profesion në rastin tonë, që do të tregojnë qeveritë shqiptare pas heqjes së duvakut të djegur nga byreku i festës… Siç duket, në këtë aspekt, Shqipëria, e djeshmja, e sotmja dhe ardhmja e saj, duket se kanë burimin e vetëm të rriskut shekullor…

maj 1999

Please follow and like us: