Albspirit

Media/News/Publishing

Armina zbulon sekretin e fytyrës

Me aq foto sa publikon, ishim të sigurt që e njihnim mirë fytyrën e blogeres shqiptare, por ja që gaboheshim. Sot, Armina Mevlani ka postuar një foto nga plazhi. Nuk është hera e parë që ajo shfaqet pa grim, por mesa duket këtë herë ka vendosur të shfaqet pa asnjë filtër dhe këtu del në pah një karakteristikë shumë e bukur dhe e paimitueshme e fytyrës së saj, disa quka mbi hundë.

Dihet sa të veçanta janë ato dhe sa të kërkuara në fytyrat e modeleve dhe Armina, sikur mos të ishin mjaft gjithë asetet e tjera e paska edhe këtë karakteristikë paksa fëminore që u jep shumë ëmbëlsi fytyrave.

Mesa duket dielli ka ndikuar për t’i bërë më të dukshme dhe Armina ka vendosur mos t’i fshehë! Nuk ka pamje më verore sesa kaq!