Motra e tij u nda nga jeta, flet për herë të parë Berisha: Me dashurinë, mirësinë dhe përkushtimin e saj, nuk kishte moshë
Një ditë më parë motra e tij e vetme ndërroi jetë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, sot ka folur për herë të parë pas humbjes së saj. “Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe”, shprehet Berisha për motrën e tij. Ish-kreu i PD-së thuhet se kishte një marrëdhënie të ngushtë me motrën e tij Hajrien, për shkak se ajo është kujdesur për të dhe vëllain e tij kur ishin të vegjël. “Në familje ajo ishte mbretëresha”, kështu është shprehur kohë më parë Berisha në një emision televiziv.
REAGIMI I PLOTË I BERISHËS
Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjeçare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb