Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Greqia u hoqi nënshtetësinë disa himariotëve?

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim (http://www.protothema.gr/greece/article/704828/i-athina-afairei-tin-elliniki-upikootita-apo-omogeneis-pou-sunergazodai-me-ta-tirana-/) ku flet për një nismë të qeverisë greke e cila pritet t’i heqë nënshtetësinë greke shumë himariotëve të cilët sipas saj, “punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë”.

“Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë”, shkruan “Protothema”.

Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës

  1. Fotis Karavelas: Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës. Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonën e Himarës dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.
  2. Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.
  3. Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.
  4. Stefan Kokëdhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.
  5. Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.
  6. Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.
  7. Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve.

http://www.protothema.gr/greece/article/704828/i-athina-afairei-tin-elliniki-upikootita-apo-omogeneis-pou-sunergazodai-me-ta-tirana-/

Please follow and like us: