Albspirit

Media/News/Publishing

Abedin Rakipi: Napolon Zerva nuk ishte çam

Mëse 99% e historianëve shqiptarë në librat e tyre pretendojnë se Napoleon Zerva ishte suliot nga fshati Zervë i Sulit në Çamëri.  I sfidoj të 99% duke ju treguar se Zerva ose me saktë Zervoi nuk janë aspak çamë ortodoksë siç pretendojnë ata.

“Me rënien e Kostandinopojës në duart e kryqtarëve katolikë në vitin 1204, themeluesi i Despotatit të Epirit, Mikail Komneni Duka I, vendosi në Janinë dhe rrethin e saj familje fisnike refugjatësh grekë të ardhur tashmë prej Kostandinopojës. Familje të tilla ishin : Filantropenoi, Strategopouloi, Dragoviçoi dhe Zervoi, të cilat braktisën Stambollin gjatë kryqëzatës së IV”.

Derivimi nga Zervoi në Zerva u bë gjatë 5 shekujve që rrodhën pas vendosjes së tyre në Epir. Një pjesë e kësaj familje u islamizuan dhe gjejmë pinjollë të tyre edhe sot në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër i ngeli besnike besimit ortodoks si vetë gjenerali famëkeq, Napolon Zerva.

Pra, siç e shihni Zervat nuk ka qenë kurrë çamë ortodoksë autoktonë siç pretendohet, por ata e kanë prejardhjen prej grekeve të Kostandinopojës dhe u vendosën ne Çamëri ne vitin 1204.

Please follow and like us: