Jennifer Lawrence, “një sakrificë” për revistën “Vogue”
Jennifer Lawrence ka pozuar nudo për numrin e shtatorit të revistës “Vogue”.
Aktorja e famshme duket krejtësisht pa “makeup” dhe me flokë të shkatërruara në foton e mrekullueshme që u postua në faqen e Instagramit të revistës.
26-vjeçarja fituese e çmimit Oscar ka pozuar e ulur në tokë, me gjurin e ngritur që i mbulon pjesët intime.
Bashkë me foton, revista “Vogue” shkruan: “Në moshën 26-vjeçare, Jennifer Lawrence është një nga aktoret më të suksesshme dhe më të vlerësuara në planet. 4 herë e nominuar për çmim Oscar dhe fituese e çmimit Oscar për interpretimin në Silver Linings Playbook, ka bërë histori me sagën The Hunger Games dhe me filmat X-Men”.
Please follow and like us: