Albspirit

Media/News/Publishing

Kritikat nga aleatët, këshilltari i Bashës: Janë bërë si zonja Tefta që tregon si gatuhet byreku

Këshilltari i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Edi Lesi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale kundër kritikëve të Bashës të cilët kërkojnë tërheqjen e ministrave teknikë.

Ai shkruan se i vetmi leksion që mund të japin ata është që t’i hapin rrugë lidershipit të ri në partitë e tyre që i zotërojnë prej dy dekadash.

“Jane shfaqur ca aleate qe japin receta cduhet te beje PD, pak te thuhet si zonja Tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kane zarzavatet ne vere. Me shume ngjajne me dermatologet qe te mesojne se dielli i mesdites duhet shmangur. Predikime banale pa asnje te re, pa asnje ide, nderkohe qe leksioni i vetem qe mund te jepnin eshte ti kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, shkruan Lesi.

Ndër zërat që kanë dalë më hapur janë Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi. Ata i kërkuan Bashës tërheqjen e menjëhershme të ministrave teknikë, pasi kjo po e bënte opozitën qesharake.

Please follow and like us: