Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama për “Blic” të Beogradit: E kuptoj dhimbjen e Vuçiç

Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic. Intervista që zinte gjithë faqen e parë (foto) me titullin “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”, trajton tema si si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën dhe skenari më i mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin. Në pyetjen e gazetës se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet: “Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendos veten në këpucët e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku.

Please follow and like us: