Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Llojdia: Çfarë bëri Lef Nosi me Aktin e Pavarësisë?

Ditën e arrestimit, kohë zhegu e 8 gushtit 1945, Lef Nosi, ortodoks, studiues, intelektual, politikan rreth 75 vjeç, nuk mund të mbante me vete aktin origjinal të pavarësisë, ato dy fije letre ku 40 burra firmëtar kishin sigluar nënshkrimet e tyre në vjeshtën e fundit të vitit 1912 në selamllëkun e Xhemil Vlorës. Arsyeja të shtyn të mendosh se Lef Nosi i vënë në shënjestër nga regjmi ri i paslufte për t’u kurthuar brenda mureve kishte njohur më parë këto përvoja të hidhura lufte: ishte arrestuar nga turqit, internuar në Bursë, internuar nga italianët në kampet e internimit, në 1943 mori pjesë në asamble, u zgjodh anëtar i Regjencës. Me këtë përvojë jete politikani ai nuk mund ta dorëzonte aktin origjinal në duar të panjohura. As në bankën e shtetit dhe as gjëkundi. Regjimi i ri i vendosur në fund të vitit 19 44 ishte kundërshtari i tij i luftës, ndonëse ai e kishte humbur luftën, parulla e tyre ishte një Shqipëri etnike. Zërat se jugosllavët krijuan PK në Shqipëri kishin krijuar bindjen se këta ishin të shitur te sllavët, kishin krijuar premisa të forta dyshimi se ky dokument nuk duhej të binte në duar e atyre që mund t’ua jepnin atë “vëllezërve sllavë” nga miqësinë e lidhur në luftë. Një personalitet si Nosi vallë duhej t’u besonte lehtësisht regjimtarëve? Kur ai t’u binte në dorë, ata do ta asgjësonin në mos falsifikonin. Dyshimi që ka shprehur Nosi duke mos e dorëzuar vërtetohet te dokumenti i vitit 1937, që u falsifikua duke vendosur fotografi në vend të nënshkrimit të disa firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës. Symprehtësia e L. Nosit për të parë përtej shekullit të tij u gjet e vërtetë vetëm pas një kohe prej një shekulli. Kështu gjykojmë se L. Nosi nuk e ka dorëzuar atë dokument asgjëkund. Ai ka marrë masa që ky dokument të fshihej sa më larg dhe sa më thellë për të mos rënë në duart e atyre që kërkonin burg dhe plumba për firmëtarin e pavarësisë.

Një arsye tjetër që duhet të ketë qenë është të ardhurit nga malet, pa përvojë dhe njohuri për shtetin në mendjen e një politikani, studiuesi, të stërvitur do të linin përveçse një shije të keqe dhe do ta bënin të besonte se ky akt nuk duhej dorëzuar kurrsesi. Ose do të humbiste, do të grisej për hiçgjë, do të falsifikohej. Nga dyshimet e L. Nosit duhet pranuar vizoni i tij, ky dokumenti u falsifikua. Çdo të ngjiste me origjinalin? I njëjti ritual. Do të prihej e retushohej, do të vendoseshin fotografi sipër nënshkrimeve të firmëtarëve të pavarësisë. Askush sot duke u gjendur përpara këtij fakti nuk mund të pohojë se ky veprim nuk mund të kryhej. Edhe nëse L. Nosi do ta kishte dorëzuar atë, fati që i priste ato dy fletë ishin ose do të asgjësoheshin, ose do të retushoheshin dhe origjinali do të shkrumbëzohej, për të zhdukur kështu gjurmët e krimit. Fakti që ndodhi apo si ngjau me dokumentin që kishte lënë që L. Nosi aty nga viti 1937 janë si dallgë të atij deti, që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th. brenda këtyre gjejmë shumë arsye për të mos pranuar faktin si ai dokument u dorëzua diku kur L. Nosi nuk ia dorëzoi as kohës kur mbretëronte Zogolli. Kështu edhe thelbi i vetë përmbajtjes së këtij dokumenti, që ishte produkti i firmëtarëve për shpalljen e pavarësisë, një akt madhor, ka shqyrtuar urtësinë e këtij politikani, studiuesi e atdhetari, që ky dokument kurrsesi s’duhej dorëzuar në duar të panjohura. Nëse gjykojmë faktet, pra duke kryer kështu një rrugëtim sërish nëpër tablo për rrugëgjetjen e aktit të pavarësisë, dokumenti origjinal, ecjen e bëjmë si nëpër kalldrëm. Çdo rresht ka një shtresë pllakash të çimentuara mirë, harmonike me njëra-tjetrën. Këto janë shtigje të rrugës së jetës së këtij atdhetari. “Kontributet e para të Lef Nosit, – shkruhet në gazetën ‘Panorama’, – në veprimtarinë atdhetare, politike dhe shoqërore datojnë në fundin e shekullit të XIX. Në vitin 1909 ai themeloi shoqërinë “Afërdita”. Në 1910 botoi të parën gazetë të qytetit të Elbasanit “Tomorri”. Më 28 nëntor 1912 firmos Aktin e Pavarësisë dhe emërohet ministër i Postë-Telegrafave. Bën pjesë në delegacionet e qeverisë së Vlorës në Konferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë si dhe në delegacionet e pritjes së Princ Vidit. Më 1919 merr pjesë në Kongresin e Durrësit. I ndodhur jashtë vendit, përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës. Si mik i Fan Nolit, tërhiqet nga jeta politike dhe u kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë e popullit tonë. Gjykimi i L. Nosit për aktin origjinal është se ai nuk e ka dorëzuar asgjëkund. As në bankë, as nuk i është sekuestruar dhe as ta kenë marrë jugosllavët. Janë shkruar e janë hedhur mendime edhe për dhënie të këtij akti Margaret Hasluck, mirëpo ai ishte një koleksionist i shkëlqyer. Qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash, ku më interesanti ishte ai i pullave të vulosura me shqiponjën dykrenore dhe shkrimin “Shqipënia”. (Pulla me vlerë 50 piastër, nga e cila janë emetuar vetëm 16 copë, është shitur në ankandin “Chrystone” të pullave të rralla 26 000 euro në vitin 2008, ka pohuar për gazetën “Panorma” S. Kosturi, prandaj ai, si koleksionit i rrallë, këtë akt nuk e ka dorëzuar gjëkundi. Ai e ka fshehur për të mos rënë në gjurmët e kërkuesve të tij, të cilët synon të transformonin gjithçka, madje edhe rendin ekonomik që do qeveriste vendin. Kërkimet që do të mund tërhapeshin, do të përfshinin banesën në materialet e tij, ose vendet që ndoshta pak njerëz i kanë njohur në banesën e tij të atëhershme. Duhet të konstatojmë me keqardhje se edhe kjo shenjë e pavarësisë është zhdukur.

Tri shenjat e Motit të Madh:

1. Flamuri origjinal. “. Akti i shpalljes së Pavarësisë. 3. Banesa ku u krye akti i pavarësisë.

Ka pasur një arsye të thellë. Armiqtë e kombit kanë kryer gjithçka. Pas kirurgjisë që i kryejnë trupit shqiptar fuqitë e mëdha, funksiononte një prapavijë e fuqishme, e nxitur dhe orientuar nga armiqtë kombit tonë, për t’i zhdukur atij edhe shenjat dalluese që shpallën pavarësinë. Duket sikur fati i shqiptarëve ka qenë një lëmsh i ngatërruar. Duke qenë një popull i vogël, shkruan një shkrimtar kosovar, gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenj. Por le të bëhemi pak koshientë. Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur. Diku aty nga shekulli i XV. Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë ishin në duart tona. Ç’masë do të merrnim ne? Do të vishnin ata. D.m.th. “sizmografi”, që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar. Ndërkaq shumë nga kancelarit evropiane sot e kanë harruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte. Koha skënderbeiane. Mos vallë perandoria që kishte vënë nën thundrën e saj fatin tonë, kishte ndër mend të tërhiqej? Kurrsesi jo.

“U ngrit fati i Shqipërisë…”, – shkruan Naimi, ringritja. Por koha përjetësisht s’e priti kohën. “U ngrit fati i Shqipërisë…”, d.m.th. i zhytur, i strukur, i rrëzuar qenkësh, që kur kjo ëndërr e ëndërruar. Pra, u ngrit nga e kishin gremisur. “Si vdekuri nga varri…” Sy të verdhë vdekje. Nxinte. Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur, atëherë shtatë pashë ndë dhe. Në mos bëhej më, ëndërronin të liqtë. Thirrje tinzarësh, nga njerëz magjilidhës. Flamuri origjinal u shkrumbëzuar pas luftës së parë të përbotshme. Lef Nosi mori dokumentin si koleksionist i rrallë, ndërsa flamuri humbi origjinal humbi çuditërisht. E vetmja ndërtesë e që i përkiste fisit Vlorjave ( selamllëku) për aktin e madh që u krye brenda saj në motin e madh, vjeshta e vitit 1912, u shemb për të ndërtuar lulishten e qytetit. 25-vjetori i pavarësisë. Në këtë kuadër, Lef Nosi ka shpërndarë aktin e fotografuar të pavarësisë. Ku gjendet origjinali? Kjo pyetje si luzmë ka vite që rëndon në shpirt. Vazhdimisht cepat e saj zgjaten. Është një lloj treguesi për shkrumbëzimin e valëve. Ka një ngurosje faktesh. Ndonëse jo nga rastësia. Kujtime vijnë më tepër në vend të rrugëkërkimit të studiuesve. Çfarë ngjau me aktin e pavarësisë, atë dyfletëshen ku vunë firmën e rëndë 40 burra patriotë? Besoj se ngjau ajo çfarë ndodhi me floririn shqiptar. Që prej asaj kohe u fsheh përgjithmonë një sasi jo e vogël floriri. Shurdhëria që shoqëroi jetët e mbetura nuk solli ndonjë rezultat. Kështu besoj ka ngjarë edhe me Aktin e Pavarësisë. U fsheh, por rigjetja e tij do të na mundojë, sepse koha s’e pret më kohën, as minuta minutën. Njerëzit këtu, brezat duke qenë vdekatarë të zakonshëm kanë vdekur përgjithmonë dhe janë harruar, por nuk harrohet Ismail Qemali dhe ka për të rrojtur emri dhe vepra e tij deri në historinë e fundit të kësaj toke.

Please follow and like us: