Përgjimi/Gjykata nuk pranon sekuestrimin e kompjuterit të Çakos
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kompjuterit të Drejtorit të Policisë, Haki Çako për çështjen e IMSI Catcher, pajisjes së famshme të dyshuar se kishte përgjuar.
Vendimi i plotë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën penale për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ndodhur në provat materiale të sekuestruara në kuadër të proçedimit penal *** duke hyrë, kërkuar dhe marrë të dhënat kompjuterike ndodhur në përmbajtje të tyre, nëpërmjet një eksperti të thirrur nga prokuroria, me njohuri rreth funksionimit të sistemit apo të dhënave kompjuterike.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ***
Ky proçedim penal ka filluar pasi nga ana e autoriteve italiane, në kuadër të trajnimit të oficerëve të policisë së shtetit, ***. Kjo paisje mund të bëjë kryejë edhe funksine të tjera në varësi të programimit të saj. Fillimi i këtij proçedimi nga ana e organit të prokurorisë janë proçedurat e ndjekura për hyrjen e kësaj paisje në Republikën e Shqipërisë, cili është qëllimi i përdorimit, funksioni real i saj dhe nëse është përdorur duke dokumentuar produktin.
Gjatë hetimeve paraprake, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer veprime hetimore dhe proçedurale në kuadër të këtij proçedimi. ***
– Lejimin e kontrollit në ambjentet e zyrave në posedim të shtetasit ***
Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë sekuestrimi, ***
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesën e paraqitur ka kërkuar sekuestrimin e të dhënëve kompjuterike ndodhur në këto paisje të sekuestruar me qëllim dokumentimin e përmbajtjes së ture në kuadër të këtij proçedimi penal.
Gjykata pasi shqyrtoi provat e paraqitura dhe dëgjoi kërkimet e prokurores, konkludoi se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj dhe në prova për këto shkaqe:
Neni 208/a i K.Pr.Penale parashikon se: Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike: “***
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor***
Asnjëra nga këto vepra penale nuk është nga ato vepra të parashikuara ***
Nga organi i prokurorisë nuk është parashtruar dhe nuk është argumentuar se me sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike, kush është qëllimi i hetimit, çfarë do të provojë sekuestrimi i këtyre të dhëna në këtë vepër penale.
Prokuroria ka hetuar, në bazë të provave të paraqitura, lidhur me veprimet e të tre shtetasve për të cilët është filluar ky proçedim, për mos angazhimin e tyre dhe mos interesimin, nëse ***dhe me deklarimet e dhëna para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit, kanë penguar zbulimin e së vërtetës.
Në kushtet kur nga organi i prokurorisë ka vetëm një proçedim penal të regjistruar ndaj shtetasve ***, parashikuar nga neni 248 e 301 të Kodit Penal, vepra penale të cilat nuk janë nga ato të fushës së teknologjisë së informacionit, kërkesa e paraqitur nga prokuroria nuk duhet të pranohet.
P Ë R K Ë T O A R Ë S Y E
Gjykata mbështetur në Nenin 208/a të K. Pr. Penale
V E N D O S I
- Rrezimin e kerkeses.
- Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane Brenda 10 diteve, duke nisur ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij vendimi.
U shpall sot me dt 24.07.2017.