Te “plaka” në Gjirokastër
“Pazari i vjetër”, lagjja e parë dhe më e vjetër e Gjirokastrës, e njohur edhe si “plaka” e qytetit, është sot hapësira më e aneksuar në atë që përbën qendrën historike. Banorët tregojnë se braktisja, largimet e familjeve dhe harresa rrezikojnë të zhdukin një prej copëzave më unike të trashëgimisë historike dhe shpirtërore të qytetit të Gjirokastrës.
“Pazari i vjetër”, i vendosur nën kullën e sahatit të heshtur prej dekadash të Kalasë së Gjirokastrës, është lagjja e dhjetëra portave qindravjeçare të mbyllura, mureve të kërrusur, disa shtëpive të shembura dhe të djegura.
“Pazari i vjetër” është simboli i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, tregon Pranvera Karagjozi.
“Ne kemi pagëzuar vajzën, megjithëse jemi myslimanë”, thotë Pranvera Karagjozi, ish-mësuese.
Ilir Lluri, lindur e rritur në këtë lagje, thotë se i gjithë ky mjedis unik arkitekturor dhe shpirtëror i qytetit duhet trajtuar si një kompleks historik dhe meriton një guidë të veçantë turistike.
“Përpilimi i një guide të parë vetëm për lagjen ‘Pazari i vjetër’ dhe pastaj për lidhjen e saj me qytetin”, thotë Ilir Lluri.
Së fundmi, një flamur i vitit 1916, pak më i vogël se një shami dore është rikthyer nga Amerika për të jetuar në “Pazar të vjetër”, aty ku u qëndis më shumë se 100 vite më parë./TCH/