Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidentohet me makinë presidenti i klubit shqiptar të futbollit

Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, është përfshirë sot në një aksident automobilistik pranë qytetit të tij. Ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme njerëzore, po vetëm materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.

Please follow and like us: