Albspirit

Media/News/Publishing

Emina Çunmulaj zbulon pasionin e saj të fshehtë: Prindërit nuk më inkurajuan kurrë

Emina Çunmulaj, është një nga modelet shqiptare më të njohura jo vetëm prej bukurisë por edhe prej zemërgjerësisë së saj. Pak kush i harron lotët që Emina para pak kohësh derdhi, pas vizites tek banesa e një gruaje të moshuar, shumë të varfër, në Shkodër.

Emina ka lindur në një familje të thjeshtë shqiptare në Mal të Zi, mirëpo pasi karriera e saj arriti kulmin dhe ajo u njoh me miliardirderin me origjinë iranieane, Sam Nazarian dhe pas martesës me të, edhe Emina është shndërruar në miliardere. Por kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj dhe as gëzimet e thjeshta të jetës.

Sot modelja zbulon një sekret të mbajtur të fshehtë prej vitesh, që është pasioni i saj për artin, për skulpturën!

“Po ndaj diçka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë nga ndjekësit e mi. Unë dashuroj skulpturën. Dashuroj gjithçka rreth gurit, aftësinë për ta bërë diçka kaq të fortë në diçka të brishtë, për mua është magjike. Gjatë rritjes prindërit e mi nuk më inkurajuan kurrë drejt artit. Nuk më pyetën kurrë për këtë temë, por unë isha e zonja në lëndën e artit. Ata gjithmonë më thonin”bëhu mjeke, avokate (që unë nuk u bëra… jam shumë larg këtyre). Tani si e rritur, mundësia për t’iu rikthyer krijimit të artit është një kënaqësi e madhe”, ky ishte zbulimi i parë i Eminës, menjëherë pas pushimeve.

Please follow and like us: