Albspirit

Media/News/Publishing

Piktura e Ramës në ‘Corriere della Sera’

Corriere della Sera në edicionin e saj kulturor ka botuar ditën e sotme një prej tablove të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Kryeministri shqiptar do të jetë një prej tre të përzgjedhurve shqiptarë të Bienales së Venecias. Pikturat e tij origjinale kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve italianë, të cilët e kanë përshëndetur pjesëmarrjen e një prej artistëve më në zë të Europës në një Bienale kaq të rëndësishme.  Sigurisht që është për t’u përshëndetur fakti që krahas drejtimit të shtetit shqiptar, Edi Rama, gjen kohë të jetë dhe një artist bashkëkohor, ndër piktorët më të vlerësuar në perëndim.

Tre do jenë artistët që do të marrin pjesë në Bienalen e Venecias. Bëhet fjalë për Anri Salën, Edi Ramën dhe Leonard Qylafin. Edi Rama dhe Anri Sala u zgjodhën nga 120 artistë nga kuratorja e Bienales, Christine Macel, ndërsa Leonard Qylafi u përzgjodh nëpërmjet konkursit. Ekspozita do të mbajë titullin “Viva arte viva” dhe do ketë punime të ndryshme të artistëve shqiptarë.

Anri Sala do prezantohet me një koleksion ku përputhen muzika, hapësira dhe kujtesa.

Edi Rama do prezantohet me koleksionin e vizatimeve të zyrës. Është shumë interesante si e ka paraqitur kryeministri shqiptar zyrën e tij që në fakt është një formë ateleieje moderne ku ndërthuret bukur puna e tij artistike me atë të udhëheqejes së shtetit. Është tashmnë i njohur fakti që kryeministri shqiptar vizaton dhe gjatë mbledhjeve, në pauzat e tij të lira të punës dhe atëherë kur vjedh pak kohë nga detyra e tij për t’iu kushtuar artit.

Sigurisht që të gjitha ngjarjet politike shqiptare zënë vend në artin e tij, duke përmendur negociatat e SHBA-së dhe Merkelit, pesimizmin e Bashës, drekën me Fatos Nanon, eurokomisionerët e huaj, protesta e shumë ngjarje të tjera të rëndësishme shqiptare.

Ndërsa Leonard Qylafi ka prezantuar projektin “Ndodhi në kohën e tashme” që fitoi konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës. Artisti Qylafi fitoi konkursin, pikërisht për faktin se risolli historinë e të shkuarës shqiptare me një kërkim dhe praktikë bashkëkohore. Qylafi do të prezantohet në Bienale me piktura dhe dokumente personale që sjellin kontrastin mes historive të jetës së tij dhe kujtesës kolektive në një trajtim shumë individual dhe poetik.

Ekspozita do të mbahet në pavionet historike në zonën Gardini, Arsenale dhe qendra historike të Venecias dhe do të ketë pjesëmarrje nga 85 vende të ndryshme të botës, mes të cilave dhe disa vende afrikane.

Please follow and like us: