Xherardo Nikjari: Poeti bullgar që shkroi në greqisht poemën “Skënderbeu”…
Grigor Përliçev (1830/31-1893) ishte një poet bullgar i lindur në Ohër. Mësimet e para i mori në shkollën greke të lindjes.
Iu kushtua gjuhës shqipe dhe luftrave të popullit shqiptar nën ushëheqjen e heroit Skënderbe. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar dhe mësoi gjuhën shqipe.
Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Europës.
Poema Përliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. Aty tregon të mëdhenj edhe strategun dhe ushtarin. Këta të fundit ai i quan bij gjigandësh. Vepra përshkohet nga ide të fuqishme çlirimtare e demokratike.
* * *
Valle hyjnore ngritur kanë burra
heronj, në mendjen time
Skënderbeut,
stuhi e gjëmë, dua t’i këndoj,
në krye luftëtarësh kryetrima,
që osmanllinj dërmoi miriada.
Ashtu si një tufan që vjen nga jugu,
përkul pemët e vogla të një kopshti
edhe si kallamishte i shkul nga rrënja
pemët e moçme-edhe Skënderbeu
vërsulej duke korrur majtas djathtas
ara që ngelin prapa, o nga pesha
e mishit që pengon këmbët e,
shkathta,
o ng’ ajo frik’ e madhe që ngrin
gjakun,
o nga një jet’ e butë reehatie.
Siç digjet një qytet i madh nga
zjarri,
që flakëron veriu i furishëm
dhe burrat qajn’ e pleqtë ulërijnë,
ndihet vajtimi içjerrë i fëmijëve
dhe gratë leshlëshuar bredhin
udhëve
duke përplasur duart-ulërinin
dhe turqit, duke ikur djersëmbytur;
dhe mjaft prej tyre, duke dhënë,
shpirt,
i përqafonin shokët që largoheshin
e qanin për fëmijët e për gratë,
duke kërkuar vdekjen sa më parë.
Në çast iu kënaq zemra
Skënderbeut,
ashtu siç e kënaq shiu që bie
arën që përcëllon flaka e diellit.