Albspirit

Media/News/Publishing

40 vjet më parë vdiq Elvis Presley, por ende shumë besojnë se ai është gjallë

Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.

Portret

Elvis Presli lindi më 8 janar të vitit 1935, në Tupelo, Misisipi. Vëllai i tij binjak, Xhesi, vdiq gjatë lindjes.

Elvisi u rrit i varfër në Tupelo dhe Memphis dhe u punësua si shofer kamioni, pasi mbaroi shkollën e mesme. Kur ishte 19 vjeç, shkoi në një studio regjistrimi, në Memphis, dhe pagoi 4 dollarë për të regjistruar disa këngë, si dhuratë për nënën e tij. Pronari i studios, Sam Philips, u bë kureshtar nga kualiteti i zërit të tij dhe e ftoi Preslin të praktikohej me disa muzikantë. Pasi Philips e dëgjoi Elvisin të këndonte këngën “That’s All Righ”, të cilës Presli i dha tone “popullore-të-western”, ai pranoi të publikoi interpretimin si një të vetme nën ekskluzivitetin e Sun Records. Kënga arriti majat dhe kjo shënoi fillimin e karrierës së Preslit.

Në vitin 1955, Sun Records shiti kontratën e tij tek një kompani e madhe regjistrimesh, Radio Corporation America (RCA), për 40.000 dollarë. Regjistrimi i tij i parë për RCA ishte “Heartbreak Hotel” e cila u bë një hit në vitet 1956. Ai vazhdoi me hitin “Hound Dog”/ “Don’t Be Cruel.” Në shtator të vitit 1956, Elvisi u shfaq në Shown e Ed Sullivanit, një shfaqje variete kombëtare në televizion, ku të rinjtë u çmendën me prezencën e tij dinamike në skenë, paraqitjen e tij të mirë dhe këngët e tij të thjeshta dhe të kapshme. Shumë prindër ishin të frikësuar nga rrotullimet sensuale të legenit dhe në shfaqjen e tij të tretë, në Shown e Ed Sullivan, Elvisi u filmua vetëm nga mesi e sipër.

Nga viti 1956 deri në vitin 1958, Elvisi kapi majat muzikore dhe mbushjes së sallave me spektatorë në vitet e rock and rollit, duke hapur dyert për artistët e bardhë dhe zezak të rokut. Gjatë kësaj periudhe, ai mori pjesë në katër filma të suksesshëm, të cilat kishin si kolonë zanore këngët e tij: Love Me Tender (1956), Jailhouse Rock (1957), Loving You (1957) dhe King Creole (1958).

Në vitin 1958, Presli u rekrutua nga ushtria Amerikane dhe shërbeu për 18 muaj në Gjermaninë Perëndimore, si shofer. Vajzat e reja u pikëlluan nga largimi i Elvisit, por menaxheri i tij, Kolonel Tom Parker, plotësoi kërkesat e rinisë amerikane me disa regjistrime që Presli kishte bërë përpara nisjes së tij. Të pesë këngët e publikuara gjatë kësaj periudhe u shitën në miliona kopje.

ELVIS - 1957.jpg

Pasi kreu detyrën ushtarake, në vitin 1960, Elvisi ndryshoi stil, duke shmangur materialet inspiruese të bluzit në favor të baladave romantike dhe dramatike si “Are You Lonesome Tonight?” Ai u tërhoq nga koncertet për t’u përqendruar në filmat muzikorë. Ai bëri 27 filma në vitet ’60, duke përfshirë G. I. Blues (1960), Blue Hawaii (1961), Girls! Girls! Girls! (1962), Viva Las Vegas (1964) dhe Frankie and Johny (1966). Në vitin 1967, ai u martua me Prishila Beaulie dhe çifti lindi një vajzë, në vitin 1968, të quajtur Lisa Marie.

Nga fundi i viteve ’60, rock & rolli kishte pësuar ndryshime dramatike dhe Elvisi nuk shihej më si i përshtatshëm nga rinia amerikane. Në vitin 1968, një speciale televizive riktheu shumë nga fansat e tij, por hitet ishin vështirë të ktheheshin. Hyrja e tij e fundit, në dhjetëshen më të mirë, “Burning Love”, ishte në vitin 1972. Ai mbajti pasurinë e tij të konsiderueshme nëpërmjet koncerteve të tij fitimprurëse dhe shfaqjeve në televizion.

Në mesin e viteve ’70, shëndeti fizik dhe mendor i Elvisit u përkeqësua. Ai u divorcua me të shoqen, në vitin 1973, dhe filloi një varësi të rrezikshme nga ilaçet. Ai ishte gjithashtu i dhënë pas “junk food” (ushqim i gatshëm) dhe shtoi në peshë. Në dy vitet e fundit të jetës së tij, ai u shfaq në mënyrë të çrregullt në skenë dhe jetonte i vetëm.

Ceremonia e varrimit me 19 gusht 1977, në bulevardin Elvis Presley, ne Memphis

Ceremonia e varrimit me 19 gusht 1977, në bulevardin Elvis Presley, ne Memphis

Në pasditen e 16 gushtit, të vitit 1977, ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, Graceland, dhe u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.

30 faktet

1. Elvis ishte profesionist në karate. Ai nisi artet marciale nën udhëheqjen e mësuesit japonez Jurgen Seydal, i cili përfundoi detyrimet e tij ushtarake në Gjermani në vitin 1958. Jürgen ishte dekoruar për këto arte para se të kthehej në Shtetet e Bashkuara, në 1960-ën, nga instruktori Hank Slemansky. Dashuria e Elvisit për artet marciale vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij. Forma e tij e preferuar e ndeshjes ishte American Kenpo.

2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Presley kishte organizuar takimin me anë të një letre 6-faqëshe dërguar Presidentit, në të cilën shprehte dëshirën për krijimin e një zyre për mbrojtjen ndaj rrezikut të drogës dhe duhanit. Gjatë takimit të tij me Nixon, Presley dënoi grupin muzikor “The Beatles” si jo amerikanë, për shkak të arrestimit të hapur të tyre për drogë dhe politikat anti-Vietnameze. Nga ana e tij, Nixon i solli ndërmend Presleyt nevojat e tij për ruajtjen e kredibilitetit. Megjithatë, Nixon ia plotësoi kërkesën Presleyt.

332D60AF00000578-3539865-image-m-39_1461180897103

3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën. Dj Dewey Phillips luajti “That’s All” dhe një fundjavë më pas Sun Records kishte fituar 6,000 vende në pozicionim për këngët “That’s All Right” dhe “Blue Moon of Kentucky”.

4. Shoqëria e Mbretit të Rock’n’roll ishte e njohur kolektivisht si Mafia e Memfisit.

5. Në 1960, kur Elvis ishte në shërbimin pas-ushtarak, kishte një peshë normale të trupit. Kur ai vdiq, në 1977, ai peshonte shumë më shumë.

6. Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike.

7. Performanca e parë para publikut për Elvis ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, I veshur si kauboj. Performanca e tij e “Old Shep” nga Red Foley e bëri të fitonte çmimin e dytë.

8. Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.

Gusht-16-2_w520

9. Deri në adoleshencën e vonë, Elvis ishte biond.

10. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet.

11. Disa nga bizhuteritë e Elvisit peshojnë shumë.

12. Kur Elvis zbuloi se bashkëshortja e tij, Prishila kishte pasur një marrëdhënie me Mike Stone, instruktorin e karatesë, njëkohësisht mik i përbashkët i çiftit, u xhindos. Biografi Peter Guralnick shpjegoi se Elvis ishte shumë i inatosur, dhe thoshte: “Kam kaq shumë dhimbje. Mike Stone duhet të vdesë”. Por kur truproja e tij Red West, planifikoi vrasjen e Stone, mbreti i rock’n’roll u zbut dhe tha: “Mirë, do ishte mirë ta lë këtë për momentin. Ndoshta do të ishte më e lehtë”

13. Elvis fitoi tre Grammy Awards për regjistrimet e tij hyjnore.

Ne maj te 1967, gjate ceremonise se marteses me Priscillan, ne Las Vegas.

Ne maj te 1967, gjate ceremonise se marteses me Priscillan, ne Las Vegas.

14. Ai performoi vetëm në pesë koncerte jashtë Shteteve të Bashkuara, të gjitha në Kanada në 1957. Në kohën e vdekjes, ai po planifikonte një turne nëpër Evropë. Ai ka shkelur vetëm një here në tokën britanike kur aeroplani që po udhëtonte nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara ndaloi për t`u furnizuar në aeroportin e Glasgowt në Londër. Këngëtari shijoi dy orët e ndalesës së avionit.

15. Filmi i fundit që Elvis pa në kinema ishte “The Spy Who Loved Me”. Ditën para se të vdiste ai kishte provuar të gjente një tekst të shtypur për Star Wars: Episodi i katërt, “A New Hope”, për t`ia treguar vajzës së tij Lisa Marie.

16. Dikur, në fillim të vitit 1960-të, Elvis adoptoi një shimpaze të quajtur Scatter. Scatter më parë i përkiste një familjeje me fëmijë nga Memfisi dhe kishte mësuar si të sillej. Ai gjithashtu kishte një dëshirë për të parë minifundet e femrave. Elvisin e argëtonte pamasë kjo veçori e Scatter.

17. Përpara dhjamosjes viteve të fundit, Presley ishte ngrënës i stërmadh. Në moshën 20-vjeçare, ai tregoi se me një të ulur në tavolinë mund të hante tetë hamburger me djathë, dy sanduiçë me domate dhe proshutë dhe tre ajka qumështi të rrahura.

18. Elvis, kur ishte student në LC Humes High School në Memfis i pëlqente të vishej çuditshëm. Ai admironte rrobat e Lansky Brothers në rrugën Beale dhe blinte këmishat e rastit kur kishte mjaftueshëm para. Kur u bë i famshëm, u bë klient i rregullt i këtij dyqani dhe vazhdoi t`i përdorë rrobat e Lansky Brothers në të gjithë jetën e tij. Në të vërtetë pronari i dyqanit Bernard Lansky është përgjegjës për disa nga shumë skandale mode të Mbretit të Rock`n`Roll-it. Ishte Lansky, i cili për shembull, bëri xhaketën e florinjtë të Elvisit.

19. Në 1954, kur Elvis po fshinte disa nga regjistrimet e vjetra muzikore tek Sun Studio, dëgjoi një kuartet amator të quajtur Songfellows që Elvis e pëlqeu shumë.

20. Me 30 korrik 1954, Elvis luajti një nga show-t e tij të parë, në Overton Park Shell në Memfis. Ai dukej shumë nervoz sepse këmbët filluan t`i dridheshin. Si për fat të keq këngëtari kishte zgjedhur të vishte atë natë rroba që e pengonin të bënte lëvizjet e zakonshme. Vajzat në auditor u egërsuan dhe Elvis vendosi t`I bënte këto lëvizje në koncertet e ardhshme.

21. Elvis kishte një lidhje të shkurtër dashurie me aktoren dhe këngëtaren amerikano-suedeze, Ann-Margret, në 1964 kur po xhironin për hitin Viva Las Vegas. Menaxheri i Elvisit, koloneli Tom Parker, kërkoi që t`i jepej fund lidhjes së tyre, por kjo nuk ndodhi. Ata vazhduan dhe Ann-Margret zuri një vend shumë të veçantë në zemrën e Elvis. Sa herë që Ann-Margret do të shkonte në Las Vegas për ndonjë show, Elvis do t`i dërgonte asaj lule të rregulluara në formë kitare.

Ne maj te 1967, gjate ceremonise se marteses me Priscillan, ne Las Vegas.

22. Elvis ishte pagëzuar me emrin Elvis Aron Presley, por në gurin e varrit të tij shkruan Elvis Aaron Presley. Emri me të cilin ai ishte pagëzuar kishte vetëm një `a` në emrin e tij të mesit, por Elvis e ndryshoi për ta bërë atë një emër biblik.

23. Elvis nuk ishte vetëm pasardhës i drejtpërdrejtë i Abraham Linkolnit, stër-stër gjyshi, por ishte edhe kushëri i afërt me Jimmy Carter.

24. Led Zeppelin ishin fansa të çmendur të Elvisit dhe u takuan gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara. Në 1973, Robert Plant dhe John Paul Jones takuan Mbretin e rock’n’rollit në Los Angeles. Zepelinët mbetën pa fjalë prej takimit, por Elvis e theu akullin duke shkëmbyer orën e tij 5,000 dollarëshe prej floriri dhe diamanti me orën e dorës së John, e cila kishte një foto të Mickey Mouse. Që nga ai moment, çdo pjesëtar i Led Zeppelin ishte i mirëpritur në rreshtin e parë të koncerteve të Elvis.

25. Elvis koleksiononte statuja mermeri të Venus dhe Joan of Arc.

26. Në 1973, Elvisi i dha Muhammad Ali një mantel të bardhë 10,000 dollarësh, me fjalët “Njerëzit kampionë” të pikturuar mespërmes saj. Ali u mallëngjye nga ky gjest dhe e veshi mantelin me 31 mars, kur do të ndeshej me Ken Norton për herë të parë. Norton i theu nofullën Ali në raundin e dytë, para se të fitonte ndeshjen në raundin e dymbëdhjetë. Ali u betua se nuk do ta vishte më kurrë mantelin përsëri, megjithatë ai e ruajti miqësinë me Elvis.

27. Pasta e dhëmbëve më e preferuar për Elvisin ishte Colgate. Locioni i tij më i preferuar pas rrojës ishte Brut. Pija e lehtë më e preferuar prej tij ishte Pepsi.

Gusht-16-6_w520

28. Kompania e armëve të zjarrit në Amerikë ka nxjerrë në shitje një variant special “Elvis Presley TCB Tribute Revolver”. Arma është dekoruar me emrin e Elvisit dhe është dizenjuar në nder të legjendës Elvis Presley. Elvisi ishte një përzgjedhës i mprehtë i armëve. Ai kishte 40 armë në arsenalin e tij.

29. Libri që Elvis ishte duke lexuar në kohën që vdiq ishte “Frank O Adams’s The Scientific Search for the face of Jesus.”

30. Elvis vinte një kryq, simbol i hebraikëve dhe një yll rreth qafës së tij./TO/

Please follow and like us: