Ambasada jonë në Spanjë: Nuk ka shqiptarë mes viktimave të aktit terrorist në Barcelonë
Lidhur me sulmin në Barcelonë, ambasada shqiptare atje njoftoi se nuk ka shqiptarë mes viktimave në sheshin Ramblas.
Ambasada këshillon qytetarët shqiptarë që gjenden në Barcelonë të qëndrojnë larg vendit ku ndodhi akti i dyshuar terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Për ata që kanë nevojë të këshillohen në lidhje me ngjarjen është vënë në dispozicion një numër telefoni 0034667673333.
Please follow and like us: