Albspirit

Media/News/Publishing

DOKUMENTI/ Si i ngacmonin gratë e njëri-tjetrit oficerët e Sigurimit të Shtetit?

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka postuar në “Facebook” një dokument që tregon se si oficerët e Sigurimit të Shtetit ngacmonin gratë e njëri-tjetrit. “Oficerët e Sigurimit të Shtetit njihen për moralin e tyre të dobët. Nuk e njihnin shoqërinë. Ishin aq zullumqarë saqë gratë e shokëve i kishin në plan të parë të gjahut të tyre. Bashkëlidhur një letër dashurore e një oficeri drejtuar gruas së shokut të tij. Shokun e çonte me shërbim dhe vetë vazhdonte me shërbimin tjetër”, shkruan Dervishi. Dokumenti është një letër e një oficeri të Sigurimit, e cila tregon pasionin qe ai kishte për gruan e kolegut.

LETRA

Mbramë në menxë shikimet e tua më futën ethet. Po të mos isha me shërbim do të futsha duart, e të pushtoja mbrapa guzhinës. Buzët e ëmbla dhe sisat e freskëta dhe shalët e tua të nxehta do më bëjnë të luaj mendsh. Burri yt sonte nuk vjen, të luteshm shumë eja tek vendi në orën 20. Mendoj me mall për ty të lëpij shalët e shijshme. Gjithmonë i yti…27 gusht.

Please follow and like us: