Për të mos u ngatërruar me kinse disidentët/Kupola e shërbimit sekret në 1945
Kastriot Dervishi
I formuar nga jugosllavët sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u formua 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar, e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.
Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.
Në një dokument të vitit 1945 organograma e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit paraqitej kështu:
-Drejtimi qendror: Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Zihni Muço, Josif Pashko dhe Teme Sejko.
-Byroja e partisë: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Ceta, Nesti Zoto, Siri Çarçani dhe Thoma Karamelo.
-Seksioni I: Mit’hat Poloska, Foni Qirko, Kasem Trebreshina, Afërdita Deliana, Skënder Tupe, Kolec Ilia, Ilo Vero, Manushaqe Qadhimi dhe Edip Çuçi.
-Seksioni II: Niko Ceta, Sokrat Gjini, Hysni Bega, Mihallaq Konda, Emine Pojani, Lutfi Milori, Sotir Dako, Suat Sulo dhe Uran Avdiu.
-Seksioni III: Nesti Zoto, Andon Deçka, Rakip Dobrolishti, Ali Korbi, Ali Josa, Toto Dervishi, Hysen Reçi, Shyqyri Luga dhe Isa Aliaj.
-Seksioni IV: Siri Çarçani, Vani Plasari, Llambi Titani, Tili Naçe, Enver Stropani, Ligor Mali, Malo Konea, Sefedin Araniti dhe Halim Poloska.
-Seksioni V: Thoma Karamelo, Mihallaq Vangjeli, Bujar Dalani, Eqrem Raifi, Teki Qerimi, Lisimak Trëndafili, Ahmet Rustemi, Leksi Kamberi dhe Sefedin Qerimi.
Please follow and like us: