Qeveria: Raporti i ministrave teknikë është i paligjshëm
Qeveria ka reaguar pas publikimit të disa të dhënave nga raporti i hartuar nga ministrat teknikë të PD për zgjedhjet, ku listoheshin sipas tyre një sërë shkelejesh të rënda dhe abuzime që çuan në deformimin e rezultatit të zgjedhjeve. Por ky raport, ciëlsohet tërësisht i jashtëligjshëm nga ana e qeverisë. Përmes një reagimi për mediat, burimet nga qeveria thonë se Raporti nuk u diskutua dhe as miratua në Task-Forcë, siç parashikohet në VKM e ngritjes së kësaj strukture.
“Raporti final mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt/ i paligjshem sepse nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi task forcen dhe percaktoi funsionet e saj. Ajo task force esht krijuar mbi bazen e nje vkm, esht me e gjere ne perberje se sa vetem ministrat teknike dhe cdo duhet te diskutohej/votohej ne task force. Ky eshte nje raport vetem i ministrave teknike, i pa diskutuar/votuar ne taskforce“, thonë burimet nga kryeminsitria.