Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet me burg biznesmeni Lefter Sulkaj, ka mashtruar qytetarët dhe bankat

Është dënuar me burg biznesmeni Lefter Sulkaj. Ai akuzohet për mashtrim të qytetarëve dhe 4 prej bankave të nivelit të dytë. Nga mashtrimet Sulkaj ka përfituar 2 milionë euro. Sulkaj ju premtonte qytetarëve se do ti bënte aksionarë në bizneset e tij në këmbim të shumave marramendëse që ata i ofronin.

Sulkaj dyshohet per mashtrime me pasoja te renda ndaj dhe Gjykata e Apelit ka dhënë “arrest me burg” për Lefter Sulkajn i cili është njëkohësisht edhe administratori i Spitalit Gjerman.

Me 27 korrik gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.

Ndërkohë mësohet se Lefter Sulkaj ka thyer masën e sigurisë dhe ai është ndaluar nga policia më datën 6 gusht. Sakaq ai ka dalë sërish përpara gjykatës më datë 17 gusht, ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Please follow and like us: