Kur komunistët dënonin me burgim të përjetshëm, si agjent të CIA-s, babain e Kryeprokurorit Llalla
Av. Xhafer Sadiku
Më 15 dhjetor 1947, në kinema “Labinoti” në Elbasan, përfundoi gjykimi i 15 të arrestuarëve, të cilët ishin:
1-Zija Luniku, 2- Fadil Gurmani, 3- Xhaferr Miraku, 4- Mahmut Maci, 5- Sabri Baholli, 6- Xhemal Llalla, 7- Veniamin Dashi, 8- Osman Duduci, 9- Seit Kuqi, 10- Qemal Hoxha, 11- Qamil Bylykbashi, 12- Mehmet Haxhihasani, 13- Ibrahim Plaka, 14- Virtyt Gjylbega dhe 15- Refat Haka.
Dënimet e dhëna:
• Zija Luniku, Fadil Gurmani, Xhaferr Miraku dhe Mahmut Maçi, me vdekje;
• Xhemal Llalla e Sabri Baholli, me burgim të përjetshëm;
• Veniamin Dashi e Osman Duduci, me nga 20 vjet;
• Seit Kuqi me 15 vjet;
• Qemal Hoxha e Qamil Bylykbashi, me nga 10 vjet;
• Mehmet Haxhihasani e Ibrahim Plaka, me nga 7 vjet;
• Virtyt Gjylbega me 5 vjet;
• Refat Haka me 3 vjet burg.
Vendimi përmbante edhe konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës politike e civile. Kështu, të dënuarit me vdekje humbisnin në mënyrë të përhershme të drejtat politike e civile. Të dënuarit me burgim të përjetshëm, humbisnin të drejtat politike e civile. Veniamin Dashi, Osman Duduci, Seit Kuqi, Qemal Hoxha, Qamil Bylykbashi, Mehmet Haxhihasani e Ibrahim Plaka, humbisnin të drejtat politike e civile për 5 vjet, ndrësa Virtyt Gjylbega për 3 vjet.