Njihuni me Miłosz Wachulski
Miłosz po merr pjesë në Seminar për të katërtën herë. Në vitin 2014, ai erdhi për herë të parë në Prishtinë, si pjesëmarrës i Seminarit XXXIII.
Para se të vinte në Seminar, ai kishte ndjekur një kurs për gjuhën shqipe në Berlin dhe mësuesja e tij shqiptare e kishte informuar për seminaret që mbaheshin çdo vit në Kosovë. Që nga ai vit, Miłosz e pret çdo maj që të aplikojë për të ardhur sërish në Kosovë.
Miłosz, 26 vjeç, është nga Polonia, por është lindur dhe rritur në Berlin, Gjermani. Ai i ka përfunduar studimet në Dizajn grafik në kryeqytetin gjerman.
Kur ai së pari erdhi në Kosovë, kishte vetëm një fjalor të vogël frazeologjik gjermanisht – shqip dhe të vetmen kosovare që njihte ishte mësuesja e tij në Berlin. Miłosz dinte veç fjalë shqip, por jo edhe t’i lidhte në fjali. Ai udhëtoi me autobus nga Gjermania, aty e takoi motrën e këngëtares kosovare, Shkurte Fejza. Gjatë rrugës, ajo e mësoi ta këndonte këngën “Xhamadani vija-vija”. Më pas, ai bleu CD-në e këngëtares dhe e mori me vete. Tash, ai e këndon pa problem këtë këngë.
Miłosz e mban një fletore ku i shkruan të gjitha fjalët e reja që i mëson dhe ua bashkangjit nga një vizatim që të mund t’i mbajë mend. Që kur Miłosz ka ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Seminar dhe ka bërë shumë miq kosovarë, ai i ka kryer me sukses dy nivelet e para të kurseve. Gjatë dy javëve në Prishtinë, ai flet shumicën e kohës shqip.
Ai premton se kjo nuk do të jetë hera e tij e fundit në Seminar.
Përgatiti: Gentianë Paçarizi