Albspirit

Media/News/Publishing

Pasuria e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Anila Capo

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Capo, deklaron një overdraft në Bankën Credins, me një vlerë të pazakontë, 1 700 000 lekë. Bashkë me bashkëshortin zonja ka marrë edhe 300 mijë euro kredi në Bankën Amerikane të Investimeve. Ata kanë marrë edhe një kredi në Bankën Credins, 130 mijë euro si dhe një huamarrje personale 13 mijë euro.

Bashkëshorti i gjyqtares, Sejdin Zere, rezulton administrator i pesë kompanive, ku deklaron 1 967 424 lekë pagën dhe 3 875 081 lekë fitime. Kurse, Ken Dhima, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Vlorë, deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 51,65 m2, sipas vërtetimit të dokumentit hipotekor datë 01.03.2014, për të cilin gjyqtari thotë se nuk e ka ditur se kishte 1/5 e pasurisë.

Anila Capo, Gjykata e Tiranës (2016)
Overdraft në Bankën Credins, 1 700 000 lekë.

Hua në Bankën Amerikane të Investimeve, 300 mijë euro.

Paga si gjyqtare, 1 383 660 lekë.

Llogari bankare, 94 757 lekë.

Llogari bankare, 55,92 GBP.

Llogari bankare, 814 lekë.

Llogari bankare, 1 160 lekë.

Llogari bankare, 1 704 lekë, minus 2 348 euro, 8 209 lekë, 2 997 lekë.

Bashkëshorti, Sejdin Zere, paga si administrator i pesë kompanive, 1 967 424 lekë.

Fitimi nga aktiviteti i 5 kompanive, 3 875 081 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë me shoqërinë…, 20 400 euro.

Pagesë e shpronësimit në favor të S. Zere, 34 200 000 lekë.

Kredi personale në Bankën Credins, 130 mijë euro, detyrimi i mbetur 125 962 lekë.

Huamarrje personale 13 mijë euro, detyrimi i mbetur 6 500 euro.

Please follow and like us: