Albspirit

Media/News/Publishing

Pasuria e gjyqtarit Artan Gjermeni për 2016

Gjatë vitit 2016, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni, deklaron katër pasuri të reja të paluajtshme, konkretisht terren sportiv, lokal, tokë bujqësore dhe shtëpi banimi. Gjyqtari deklaron një shtëpi banimi në Lushnje, me sipërfaqe 74 m2, me dëshmi trashëgimie, 66.6 % të pjesës.

Gjermeni është gjithashtu pronar në masën 100 % i një toke bujqësore, me sipërfaqe 1 856 m2, në fshatin Kutje të Lushnjes, përfituar me dëshmi trashëgimie. Ai deklaron se posedon 20 % të një terreni sportiv, me sipërfaqe 1 092 m2, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje.

Po gjatë vitit 2016, gjyqtari është bërë bashkëpronar në masën 20 % i një tjetër pasurie të paluajtshme, ku përfshihen truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me sipërfaqe 90 m2. Në deklaratën e pasurisë nuk të dhëna për vendndodhjen e terrenit sportiv dhe lokalit. Gjyqtari ka gjithashtu në pronësi një dyqan me sipërfaqe 40 m2, në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira si dhe një zyrë në qytetin e Lushnjes, dhënë gjithashtu me qira.

Artan Gjermeni deklaron rreth 370 mijë USD depozita dhe llogari bankare, konkretisht depozitë në vlerën 18 586 203 lekë, depozitë të bashkëshortes, në vlerën 16 537 246 lekë, llogari bankare, shtuar me 3 489 181 lekë në 2016, llogaria e rrjedhëse 1 049 272 lekë etj. Duke përfshirë pagat, të ardhurat nga qiratë, shtesat dhe gjendjet në llogari dhe depozita bankare, shuma arrin mbi 450 mijë USD.

Shtëpi banimi në Lushnje, 74 m2, me dëshmi trashëgimie, 66.6. % të pjesës.

Tokë bujqësore me sipërfaqe 1 856 m2, në fshatin Kutje të Lushnjes, me dëshmi trashëgimie, 100 % të pjesës.

Truall dhe ndërtesë, terren sportiv, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje, me sipërfaqe 1 092 m2, (1 kat 56 m2), fituar me dëshmi trashëgimie, 20 % të pjesës.

Truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me 90 m2, fituar me trashëgimi në 2016, 20 % të pjesës.

Të ardhura nga qira e dyqanit në Tiranë, me sipërfaqe 40 m2, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës në Lushnje, 210 000 lekë.

Llogari bankare, shtuar në 2016 me 3 489 181 lekë.

Depozitë bankare në Raiffesien Bank, vlerën 18 586 203 lekë

Depozitë bankare në Raiffesien Bank e bashkëshortes, 16 537 246

Llogaria e rrjedhëse e pagës dhe shpërblimeve në Credins Bank, 1 049 272 lekë.

Kartë krediti me limit, 50 000 lekë.

Llogari e rrjedhëse në emër të djalit, 4 438 dhe 13 138 lekë.

Llogari e rrjedhëse e bashkëshortes si notere, 319 188 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 372 511 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere, 5 111 297 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si këshilltar ligjor pranë… 234 432 lekë.

Please follow and like us: