Shtatë punë për bashkëjetuesen e gjyqtarit Bledar Abdallai
Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdallai, rezulton me të ardhura nga shatë punë të ndryshme, brenda dhe jashtë vitit, në sektorin provat dhe publik. Për vitin 2016, ajo deklaron 13 049 443 lekë ose rreth 100 mijë euro të ardhura si notere në Tiranë, 3 047 836 lekë të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 94 237 lekë të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 17 100 lekë të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 73 mijë USD të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 1 350 euro të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare dhe 3 mijë euro të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE. Mbetet e paqartë se si zonja në fjalë ka punuar njëherësh në dy institucione publike siç është QSUT dhe Ministria e Drejtësisë.
Gjithashtu duket e habitshme se si ajo ka punuar njëherësh në QSUT, Ministrinë e Drejtësisë, jashtë vendit, si notere në Tiranë etj. Ndërkaq, Alma Osmanaj deklaron apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, me vlerë 7 758 900 lekë, garazh në Tiranë me vlerë14 500 euro, makinë tip Toyota me vlerë 1 400 000 lekë dhe apartament në Golem me vlerë 50 mijë euro.
Shitblerjet e pasurive
Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë, deklaron se gjatë vitit 2016, ka shitur pasuri të paluhatshme në në Tiranë, në vlerën 250 mijë euro. Gjyqtarja Aantoneta Prendi ka shitur një pasuri të paluajtshme të paspecifikuar, për të blerë një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 86 m2, me vlerë 69 690 euro. Ndërsa Enkeleda Kapedani, gjyqtaren në Gjykatën e Elbasanit ka shitur tokë arë në Golem, me vlerë 1 400 000 lekë. Gjyqtarja e Beratit thotë se ka marrë një hua pa afat për blerjen e një apartamenti.
Bledar Abdallai, Gjykata e Tiranës
Paga si gjyqtar, 1 136 590 lekë.
Pjesëmarrje në mbledhjet e Komisionit të Apelit të FSHF, 51 000 lekë.
Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, 7 758 900 lekë.
Garazh në Tiranë, me sipërfaqe 20 m2, 14 500 euro,
Makinë tip Toyota, 1 400 000 lekë.
Apartament me sipërfaqe 98 m2, në Golem, 50 mijë euro.
Llogari kursimi, 65 092 lekë.
Llogari kursimi, 3 451 USD.
Llogari kursimi, 1 001 euro.
Të ardhura si notere në Tiranë, 13 049 443 lekë.
Të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.
Të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.
Të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 17 100 lekë.
Të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 73 845 USD.
Të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare, 1 350 euro.
Të ardhura nga qira, 3 600 euro.
Të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE, 3 mijë euro.