Albspirit

Media/News/Publishing

Si i rekrutonte Sigurimi i Shtetit oficerët e shkollës “Skenderbej”

Av. Xhafer Sadiku

Sigurimi i Shtetit, qe ne fakt ishte sigurimi i pushtetit, ka qenë organizata më famëkeqe dhe mbrojtësja e regjimit komunist. Mbi te rendojnë krime te përbindshme, ende te pazbardhura. Punonjësit e Sigurimit ishin më besnikët e regjimit.
Në një vendim të Byrosë Politike, të datës 4 korrik 1955, ishte vendosur që për vitin shkollor 1955-1956 Ministria e Mbrojtjes të vinte në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme 10 kadetë, të cilët mbaronin shkollën “Skënderbej”.
Në vitet që do të vinin, në çdo fund viti shkollor, të viheshin në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme 20 kadetë që mbaronin shkollën “Skënderbej”.
Në fillim të vitit shkollor 1955-1956 Ministria e Punëve të Brendshme duhej të dërgonte në shkollën “Skënderbej” 25 nxënës si kontingjent të sajin për t’i tërhequr kur të mbaronin shkollën
Nxënësit të zgjidheshin në radhë të parë nga fëmijët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Vendimi mban firmën e Gogo Nushit, Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Please follow and like us: