Albspirit

Media/News/Publishing

Zsófia Turóczy: Masonët shqiptarë në Perandorinë Osmane

 

Objekti i disertacionit tim është rrjeta e masonëve në Evropën Juglindore në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. Masonëria ishte (dhe është deri tani) një lëvizje shoqërore dhe politike me rite mistike, që lindi në Evropë në shekullin XVIII midis aristokracisë dhe borgjezisë. Nga njëra anë masonëria ndiqte idetë utopike: ajo deshi ta përmirësonte botën dhe ta krijonte një vëllezër universal mbi baza të Revolucionit Francez “Liri, Barazi, Vëllazëri”, nga tjera anë masonëria u përpoq të ushtronte ndikim mbi proceset shoqërore, politike dhe kulturore në shërbim të organizatës së masonërisë ose e pra, të shtetit ose të kombit të vet. Çështja qendrore e studimit tim është: A ishte Masonëria një bashkësi utopike ose arenë për luftërat për pushtet? Vëmendja kryesore përqendrohet mbi Mbretërinë e Hungarisë dhe Perandorinë Otomane. Masonëria në Perandorinë Otomane është përhapur qysh në shekullin XIX dhe besohet të kishte masonë ndër shqiptarë veçanërisht nga personët më eminente të Rilindjes Kombëtare dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit por edhe në shërbim të Perandorisë Otomane dhe midis Xhonturqit, ngaqë idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës.

Në prezantimin tim dua të merrem me shqiptarët, të cilët janë paraqitur në historiografinë përgjithësisht si masonë: Ibrahim Temo dhe Ismail Qemali. Unë dua ta shpjegoj e diskutoj gjendjen e hulumtimeve mbi këtë çështje, sepse kërkimi aktual i ka ende informacionet kundërthënëse për këtë lëndë, dhe dua këtë ta plotësoj me kërkimet e mia. Unë përpiqem tʼu përgjigjem këtyre çështjeve: Çfarë argumentesh janë pro dhe kontra, që ata ishin masonë? A ishin rrjetet e masonëve me rëndësi për aktivitetet e tyre në kontekstin historik dhe në identitetin e tyre kombëtar e kulturor? Çfarë roli mund të ketë luajtur masonëria në Rilindjen Kombëtare?

Please follow and like us: