Albspirit

Media/News/Publishing

Ditëlindja e Ema Andreas, aktorja hidhet për herë të parë me parashutë

Aktorja Ema Andrea, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 46-të. Mirëpo kjo ditëlindje duket më e veçantë nga të tjerat pasi aktorja shqiptare ka preferuar pak rrezik. Siç duket nga një foto e publikuar në Instagram, Ema është hedhur me parashutë për herë të parë në jetën e saj. “Çfarë ditëlindjeje. Fillime të reja”, shkruan aktorja krahas fotos. Ndërkohë që një kolazh me foto e ka publikuar në një tjetër rrjet social ku shkruan: Mesova te fluturoj 46 vjeç! Such a birthday! Enea Andrea, Sara Kapo, Ebien Andrea! Artion Vreto lutem tag djemte! Faleminderit shume!”, shkruan aktorja.

Të shumtë ishin ata që e uruan Ema Andrean pas këtyre fotove nga kjo ditëlindje që me shumë mundësi do të jetë e paharrueshme për aktoren shqiptare.

ema3

ema4

ema 2

Please follow and like us: