Albspirit

Media/News/Publishing

Lobi izraelit dhe ndikimi i tij mbi politikën e sotme amerikane

Anthony Bellchambers / Global Research

“Nëse do të kisha qenë një i mbijetuar nga Holokausti Nazist në Europën e pas vitit 1945, me siguri do ta kisha mbështetur propozimin që Izraeli të bëhej një fuqi e kufizuar bërthamore në mënyrë që bota ta dinte se spastrimi etnik i miliona hebrejve nuk mund të përsëritet më kurrë”

Megjithatë, shumica e pesë milionë hebrenjve të sotëm në SHBA nuk janë të mbijetuar nga Holokausti dhe nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me të. Shumë amerikanë nuk kanë qenë kurrë në Europë dhe as që nuk e dinë me saktësi se ku ndodhet Londra, apo nuk e kanë parasysh Berlinin. Një pakicë e konsiderueshme i është nënshtruar presionit politik për të mbështetur pa dallim lobin Zionist në SHBA, i cili vepron si agjent për një fuqi bërthamore të huaj brenda Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

AIPAC (ish-Komiteti Amerikan Zionist) është një grup presioni politik, i cili financon shumë aspekte, duke punuar ekskluzivisht në interes të gjashtë milionë izraelitëve dhe jo për mirëqenien apo në interes të 320 milionë amerikanëve. Ai jo vetëm që ndikon në legjislacionin e SHBA, por mbledh shuma të mëdha parash për të siguruar që Dhoma e Përfaqësuesve të Senatit të jetë e populluar nga anëtarë që mbështesin agjendën politike dhe ekonomike të AIPAC si prioritet të SHBA-ve.

Izraeli punon për Izraelin dhe sigurohet që Amerika të bëjë të njëjtën gjë. Për më tepër, ai gjithashtu lobon që trupat amerikane të luftojnë për shtetin izraelit kundrejt çdo kërcënimi. Megjithatë ka një pretendim kombëtar në rritje, i cili beson se ndikimi dhe pushteti i AIPAC mbi Kongresin Amerikan është krejtësisht joproporcional; Janë në kundërshtim me qeverisjen demokratike dhe duhet të jenë të ndaluar ose ligji të veprojë si rregullator. Hapi i parë për Presidentin duhet të jetë që AIPAC të caktohet si “agjent për një fuqi të huaj” dhe, si i tillë, të ndalohet të ketë ndonjë ndikim në përzgjedhjen ose zgjedhjen e anëtarëve të legjislaturës së SHBA-ve.

Në këtë kontekst, duhet të kihet parasysh se Shteti Izraelit është i vetmi entitet i armëve bërthamore i padeklaruar në botë, me një arsenal të fshehtë dhe të vlerësuar deri në 400 mbushje bërthamorë. Të gjitha këto janë jashtë skemës së inspektimit nga Agjencia e Energjisë Atomike (IAEA) e OKB-së, e cila e bën atë një kërcënim potencial për paqen globale dhe historinë e njerëzimit.

Këtu duhet shtuar fakti se Izraeli është një nga vendet anëtare të OKB-së që refuzon të jetë palë në Konventen e Armëve Kimike ose në Konventën e Armëve Biologjike.

Kjo do të thotë se mund të ketë edhe një tjetër Holokaust, por ai mund të shfarosë jo 6 milionë të një minoriteti etnik, por 6 milionë të të gjithëve ne. Nga Londra në Los Angeles, nga Beiruti në Pekin dhe cilindo tjetër rrugës. Ky është pozicioni i tmerrshëm faktik sot në vitin 2017.

Trashëgimia më e vlefshme që mund të lejë një President Amerikan është që ndikimet e huaja mbi Kongresin e SHBA të ishin antikushtetues edhe të paligjshme. Një Izraeli bërthamor i padeklaruar, jashtë inspektimeve të IAEA-së, është një problem mjaftueshëm i madh global pa u armatosur dhe finacuar nga një kongres i kontrolluar nga lobi që nuk ka mandat nga njerësit prej të cilëve është zgjedhur t’i përfaqësojë; duke ia dorëzuar pushtetin dhe ligjin një pakice të pazgjedhur që vepron në një shtet të huaj. Që po provon të bëhet një nxitës i drejtëpërdrejtë i antisemitizmit.

/Përktheu për Javanews.al, Ardit RADA/

Please follow and like us: