Rene Dekart: Pasionet e shpirtit
Shpresa është një prirje e shpirtit për t’a bindur veten se ajo që dëshiron do të ndodhë dhe e cila shkaktohet nga një lëvizje e veçantë e shpirtit, nga një përzierje e kënaqësis dhe dëshirës. Në anën tjetër, frika gjithashtu është një prirje tjetër e shpirtit, e cila e bind atë se gjërat nuk kanë për të ndodhur. Ia vlen të theksohet se edhe pse këto pasione janë të kundërta, dikush, megjithatë, mund t’i ketë që të dyja. Kjo ndodh atëherë kur dikush është duke i shqyrtuar shumë arsye në të njejtën kohë, disa prej të cilave e detyrojnë atë të gjykojë se përmbushja e kënaqësive është e ndershme, përderisa të tjerat e bëjnë që kjo t’i duket e vështirë.
Please follow and like us: