Albspirit

Media/News/Publishing

Si dukeshin para 10 vitesh motrat Vjollca?

Marina dhe Luana Vjollcën i shohim prej shumë vitesh në ekran dhe e kemi idenë sesi kanë qenë.

Luana brune, Marina bionde.

Më pas Luana me flokë të kuqe dhe më pas akoma, bionde. Edhe Marina i ka errësuar një herë flokët, por kjo zgjati pak. Ndërkohë Luana vazhdoi ndryshimet duke i lyer, dhe ajo, gjithmonë e më të verdha flokët dhe sot është një bionde e vërtetë.

Kaq shumë ndryshime në vite, edhe pse i kemi parë në ekran, na e kanë larguar disi nga mendja pamjen e dikurshme të dy prej motrave më të pëlqyera të televizionit shqiptar, por kjo foto e 10 viteve më parë na e sjell atë.

Dhe ja ku është sërish Luana brune dhe Marina bionde, siç vazhdon të jetë. Është edhe pjesa tjetër e familjes, e ëma, motra e madhe me tri vajzat e saj dhe motra tjetër që duket si një Luana apo Marina e dytë.Me siguri ndryshimin më të madh e kanë mbesat që atëeherë kanë qenë fëmijë dhe tani janë rritur sepse femrat e tjera të familjes, mbeten gjithmonë njëlloj të bukura. Ah, edhe Luana që tani ka ca kile më shumë dhe është bërë një bionde fatale…

Please follow and like us: