Albspirit

Media/News/Publishing

Vajzat e familjes Kardashian të pagrimuara

Emrat e tyre i dëgjojmë më shpesh se ç’duhet, e kjo falë famës boshe që kanë marrë ndër vite. Protagoniste të një prej ‘reality show’ më të ndjekur, mund të themi me siguri që kemi parë gjithë çfarë duhet nga Kardashian, nëpërmjet kamerave që regjistronin jetën e tyre, çdo moment të ditës. Motrat e famshme merren shpesh si pikë referimi, për sa i përket paraqitjes së jashtme. Adhuruese të ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilat shpesh nuk i pranojnë, vajzat adhurojnë ndër të tjera, edhe grimin.

 Shumë të dhëna pas këtij të fundit, së fundmi Kylie dhe Kim kanë krijuar linjën e tyre të kozmetikës. I shohim gjithmonë të kuruara, e konturimi i fytyrës e i buzëve mbeten të preferuarat e Kim, dhe për këtë e kemi studiuar jo pak. Por, si duken këto të famshme pa makeup? Në galeri do të gjeni imazhet e tyre pa grim. E na thoni: si duken vajzat më mirë?
Please follow and like us: