EQEREM BEJ LIBOHOVA – BESNIK I SHTETIT DHE MBRETIT
Eugen SHEHU
Padyshim që në historinë e një kombi,familjet e mëdha shërbejnë si gurë themeli.Mbi këta gurë (mbi historinë e këtyre familjeve) ngrihen më pas muret e rëndë e të mëdhenj,të asaj që e quajmë memorie të kombit.Përmbi këto mure,u derdhën nëpër shekuj robërie mijëra e mijëra ushtarë,topa,gjyle të rëndë e flakë zjarresh.Por,muret nuk ranë.Ato ishin ngjizur fort në historinë efamiljeve të mëdha,këto mure patën themele të thella,të patundshëm.Familja e shquar Libohova,ajo që i bën nder jo vetëm kombit tonë por edhe vetë Stambollit dikur aq të famshëm,jeton ende sot në shpirtërat e pastër të pinjollëve të saj.Njëri prej tyre,ai që dikur pat deklaruar se “do të mbetesh besnik i shtetit dhe mbretit”,Eqrem bej Libohova,vjen sot në shënimet e mia.
Eqrem bej Libohova ka lindur në qytetin e Gjirokastrës,në vitin 1882. I jati i tij,Neki Pashë Libohova,pat qënë dikur i zgjedhur deputet i vilajetit të Janinës,në parlamentin e parë të perandorisë osmane.Jo vetëm në rrethet e Janinës por deri në Gjirokastër e Prevezë,emri i këtij personaliteti përcillej me respekt të madh.Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Neki Pashë Libohova në bashkëpunim të ngushtë edhe me Abdyl bej Frashërin dhe atdhetarë të tjerë të Çamërisë,u përpoq dhe bëri çfarë ishte e mundur për shtrirjen e pushtetit të kësaj lidhjeje nga Gjiri i Artës dhe deri në Gjirokastër.Në shtëpinë e Neki Pashë Libohovës,gjente prehje vazhdimisht Abdyl bej Frashëri por edhe një varg baballarësh bektashinj pasi vetë Neki Pasha ishte shpallur qysh herët si besimtar i asaj udhe.Dihet tanimë se këta burra trima,me bekimin e Baba Alushit të Teqesë së Frashërit,vendosën që beslidhjen e famshme të shqiptarëve,për të kërkuar të drejtat e tyre për autonomi,të kryenin në Prizren,duke e paraparë atë qytet si kërthiza e vilejeteve shqiptare.Neki Pashë Libohova,do të ruante kurdoherë të pavdekshëm në memorien e vet,,kujtimet e viteve të lavdishme të asj Lidhjeje.Në vitin 1881,duke ditur reputacionin e madh të Neki Pashës në jugun eshtetit amë,si edhe shkallën e lartë të arsimimit të tij,Porta e Lartë e emëron në funksionin e prefektit të Gjirokastrës,ku një vit më vonë,po në këtë qytet ka lindur djali i katërt i Neki Pashë Libohovës,Eqremi.Por ky nuk do të shijonte dot bukurinë e qytetit dhe sidomos kalanë e famshme të Libohovës(pronë e kësaj familjeje) pasi Porta e Lartë nuk është dakord me qëndrimin e “butë” të Neki Pashës ndaj shqiptarëve,gjë për të cilën ai transferohet në Janinë.
Në vitet e para të jetës 1889-1894,Eqrem Libohova do të merrte mësimet e para në qytetin e Janinës.Qyteti shqiptar buzë liqenit me të njejtin emër,ruante ende në kujtimet e tij,bëmet e Ali Pashë Tepelenës,i cili tejet i rrallë në trimëri dhe mizori bëri përpjekje për të formuar shtetin e parë shqiptar.Eqremi i vogël,dallon për dashurinë që rrëfen për dije,nis të mësojë turqisht e greqisht,por mësuesin e parë në shtëpi ka atë të shqipes.Neki Pasha ishte i kujdesshëm që në çdo rast,kudo t’i dërgonte djemtë për t’i shkolluar ,t’u kumtonte atyre historinë e lavdishme nga vinin shqiptarët dhe atë të familjes Libohova.Më pas,në vitet 1895-1899,Eqrem Libohova mbaron me rezzulltate të shkëlqyera sulltanijen,shkollë e cila hapte dyer të mëdha për të ardhmen.Me pëlqimin etij,Neki Pasha e dërgon të birin në Akademinë Ushtarake të Brukselit.Këtu,pos aftësimit nga ana ushtarake ai do të paisej edhe me shijet e holla të edukatës dhe kulturës së Evropës së qytetëruar,duke mos harruar kursesi krenarinë se nga cila familje e shquar shqiptare vinte.”Më 1904 doli nëntoger i kalorisë dhe hyri në ushtrinë perandorake otomane,duke arritur të gradohet katër vjet më pas,major në Regjimentin e Pestë,të kolonisë që qëndronte në Stamboll”.(A.Libohova “Breznitë Libohova në shekuj” – Tiranë 2003 , faqe 86 ).
Në kuadrin e një varg reformash që Porta e Lartë po ndërmerrte në vitin 1909,Eqrem Libohova dërgohet në ishullin Bozxhe-Ade,në ngushticën e dardaneleve,në detyrën e nënprefektit.Ai këtu do të rrëfente jo vetëm aftësi të shkëlqyera organizative por edhe korrektësi dhe përkushtim.Dardanelet,në fillim të shekullit të njëzetë,ishin një lloj qendre e botës dhe rendi,qetësia e vendosur në Bozxhe-Ade,i takonin pikërisht autoritetit të Eqrem bej Libohovës.Megjithatë si në çdo shpirt shqiptari,edhe tek burri i Libohovës,rrinte e zgjuar ideja për t’i shërbyer atdheut.Falë edhe reputacionit që gëzonte asaj kohe Mufid beu,(vëllai i madh i Eqremit) këtë të fundit e caktojnë në Vlorë si nënprefekt.Qëndrimi i tij në Vlorë 1910-1911 do të ishte njëherazi edhe fillimi i veprimtarisë për çështjen kombëtare.Në shoqërinë e Syrja bej Vlorës,Iljaz Vrionit e dhjetra atdhetarëve të tjerë shqiptarë,burri i Libohovës do të bënte ç’ish e mundur për të përhapur idetë autonomiste ndër shqiptarë të cilët ende mbanin shpresa tek porta e Lartë.
Në marsin e vitit 1911,me urdhër të Stambollit,Eqrem bej Libohova merr funksionin e mytesarifit të krejt Çamërisë, e cila më parë drejtohej nga turqit.Mendohet se emërimi i burrit të Libohovës në këtë funksion,të jetë bërë me këmbënguljen e atdhetarëve shqiptarë pranë Portës së Lartë,pasi në këtë vit po shiheshin verpime të fshehta të Greqisë me Bullgarinë dhe Serbinë për coptimin e trojeve shqiptare.Ushtarak dhe administrator i aftë,burri i Libohovës do të vendoste në Çamëri një rregull të madh,duke iu kundërvënë sidomos disa bandave helene,të cilat duke marrë urdhër nga Athina,kryenin terror tek shqiptarët myslimanë të paarmatosur.Brenda pak muajve këto banda muarën arratinë,ndërsa në Stamboll mbërrinin telegrame në të cilat paria greke “dënonte” Eqrem bej Libohovën për pushtetin e “hekurt” që po vendoste.Zyra e mytesarifit të Çamërisë,ishte shndrruar ndërkaq në vatër shqiptarizmi.Me dhjetra patriotë të çamërisë martire,mblidheshin aty dhe planifikonin veprimet luftarake për mnrojtjen e kufijve etnike të Shqipërisë.Me porosi të dretëpërsëdrejti të Eqrem bej Libohovës,në këtë kohë,mjaft prej nënpunësve të administratës vendore me kombësi turke apo greke u zavendësuan nga shqiptarë,po kështu në radhët e brigadës ushtarake u rreshtuan vetëm bij të Çamërisë.Dihet tanimë se në nëndorin e vitit 1912,atëherë kur plaku Ismail bej Qemali ngrinte Flamurin në Vlorë,monarkitë ballkanike po vepronin intensivisht si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht për të mbytur qysh në djep,pavarsinë shqiptare.Forcat ushtarake të Athinës,duke anashkaluar Janinën,patën zënë disa qytete në Jugun e Shqipërisë dhe po afroheshin Vlorës.Eqrem bej Libohova duke marrë përforcime nga Porta e Lartë mendoi të mbante ende Janinën,ai nuk e uli në këto momente flamurin turk,duke qenë i bindur se do të ishte thjeshtë aventurë të luftoje me flamur shqiptar dhe të mbaje viset e Çamërisë,pa ndihmën e garnizoneve turke.Për këtë i dërgoi edhe një telegram Ismail bej Qemalit,duke marrë këtë përgjigje ; “Për shqiptarët eshtë një detyrë fort e madhe të mbrohet dhe të mbahet Janina.Megjithëse ushtarët shqiptarë luftojnë nën flamurin otoman,prapseprap këta duhet të dijnë këtë detyrë dhe ta njohin dobinë që ka Janina për atdhuen e tyre.Ata që s’patën turp e dezertuan nuk ruajtën nderin e flamurit nën të cilin gjenden dhe nuk e çuan në vend nderin dhe interesin e atdheut të tyre.Nëse Qeveria e Përkohshme ka një de¨shirë të sajën,kjo është që t’i çojë Janinës ushtarë pa humbur kohë… Tani përpjekja e zelli në këtë rast u besohet ndjenjave tuaja atdhetare”. ( Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 245 ,Dosja 42 , fleta 20 ).Më tej,në marsin e vitit 1913,qeveria helene dërgoi në Çamëri rreth 20 mijë trupa të armatosur deri në dhëmbë për të djegur e shkretuar krejt ato fshatra të shqiptarëve që jetonin prej shekujsh aty.Vetëm për brigadën shqiptare të drejtuar prej Eqrem bej Libohovës u dërguan mbi 3 mijë ushtarë helenë,por,pas luftimesh të ashpra që zgjatën 4-5 ditë,në pamundësi për rezistencë të mëtejshme,kjo njësi ushtarake kthehet në qytetin e Delvinës.Aty në bashkëpunim edhe me forcat e tjera vullnetare të dërguara prej Tepelenës, Mallakastrës dhe Beratit,brigada e Çamërisë mundi të zbrapsë qindra ushtarë helenë të cilët ja mbathën nga sytë këmbët.Për të parënb herë në këto ditë,Eqrem beu organizon disa luftime edhe në kalanë e fmashme të Libohovës,aty ku ishin lindur e rritur paraardhësit e tij.Në shumë prej këtyre luftimeve,ai pati në krah vëllanë e tij më të madh,Myfid beun,i cili ishte zgjedhur në funksionin e ministrit të brendshëm në qeverinë e Vlorës,të udhëhequr prej Ismail bej Qemalit.Pikërisht në këto momente,Stambolli i ofron grada të tjera akoma më të mëdha Eqrem bej Libohovës.Porta e Lartë,kishte ndjekur me vëmendje veprimet e zgjuar luftarake të tij në viset çame,ndaj dhe kërkonte që me çdo kusht ai të linte Shqipërinë për të shkuar në Stamboll.”Çmimi që iu dha,i siguronte një të ardhme të shkëlqyer në ushtrinë perandorake.Mirëpo gjithë farefisi i tij ishin të lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare ndaj dhe ai preferoi të shërbente në vendin e tij të lirë,duke lënë karierën e sigurtë që e priste në Turqi”.( Ajet Libohova “Breznitë Libohova në shekuj “, Tiranë 2003 , faqe 86 ).
Me ardhjen në Shqipëri të Princ Vidit,më 1914,falë reputacionit personal por edhe atij familjar,Eqrem bej Libohova,caktohet në funksionin e adjutantit,me gradën e majorit të ushtrisë shqiptare.Në kët funksion,burri i Libohovës do të përcillte jo vetëm mendimin e pjekur politik dhe ushtark por sidomos besnikërinë e tij permanente ndaj Princ Vidit.Ky në kujtimet e tij flet plot respekt për burrin e Libohovës duke parë figurën e Eqrem beut jo thjeshtë adjutantin,por njohësin e thellë të psikologjisë shqiptare dhe burrin që ju jepte zgjidhje të shkëlqyer problemeve nga më të koklaviturat.Një qëndrim të prerë do të mbante Eqrem bej Libohova,sidomos kundrejt Esat Pashë Toptanit,i cili kërkonte deri në zhdukjen fizike të Princ Vidit.Kanë qenë këto arsyet që Princi,ndërsa largohej prej Shqipërie në vitin 1914 e merr me vete burrin besnik.Pas disa endjeve nëpër Europë, në vitin 1919,Eqrem bej Libohovën e shohim në funksionin e përfaqsuesit të qeverisë shqiptare në Romë.Në këtë funksion ushtaraku dhe diplomati prej Libohove u përpoq të mbonte me çdo mjet të drejtat e kombit të vet.Ai do të merrte pjesë gjithashtu në mjaft prej takimeve të diplomacisë shqiptare në Konferencën e Paqës në Paris,duke ngritur zërin fort sa kundër ndikimeve greke e serbe,aq edhe ndaj ndërhyrjeve italiane.Këtu dua të them se Eqrem bej Libohova,bënte pjesë në atë grusht burrash të cilët pranonin edhe koncesione të ndryshme me Italinë,vetëm e vetëm të merrnin siguri prej saj,duke dashur të ruajnë së paku kufijtë e vitit 1913,prej Beogradit dhe Athinës.Gjykimi i atdhetarëve shqiptarë që donin të mbështeteshin tek italia,jashtë këtij konteksti,mund të merret si vështrim diletant dhe foshnjor i asaj periudhe kritike të historisë së kombit tonë.
Me shpalljen e Ahmet Zogut si president i vendit,shkon në Romë sërisht në funksionin e qeverisë shqiptare atje.Disa muaj më pas,Roma i shkruan Ahmet Zogut që nivelet diplomatike midis dy vendeve të rriten,me ç’rast përfaqsuesit duhet të emërohen në postin e ministrit fuqiplotë.Përgjigjja e presidentit shqiptar është që në këtë funksion ai vendos të lërë Eqrem bej Libohovën,por me sa duket kjo nuk i pëlqen Romës.Më shumë se sa një ushtarak të zotin dhe atdhetarë të shquar,italianët kërkojnë në Romë dikë për ta blerë lehtë.Por ata nuk mund ta thonë këtë dhe heshtin,heshtjen e prish vetë presidenti i Shqipërisë Ahmet Zogu,i cili më 10 korrik 1925 i shkruan Durracos : “Mos miratimi nga ana juaj e emërtimit të Eqrem bej Libohovës,si ministër i Shqipërisë në Romë,po merr një kuptim sinjikativ”.(Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë.Fondi Ministria e Punëve të Jashtme,dosja 75,fleta 14 ).
Pas kësaj Roma nuk mund të rrezistonte më.Me dekret të veçantë ajo pranoi Eqrem bej Libohovën në funksionin e ministrit të Shqipërisë.Vitet 1925-1927,ishin plot dinamizëm sidomos në marrëdhëniet italo-shqiptare,të cilat përfshinin ekonominë,ushtrinë etj.Në çdo rast presidenti i shqiptarëve Ahmet Zogu,shihte tek personaliteti i Eqrem bej Libohovës,jo vetëm diplomatin dhe ushtarakun e talentuar por edhe shqiptarin e madh.Me dhjetra e qindra procesverbale,ku ndodhet firma e burrit të Libohovës,sheh me çfarë kujdesi përpikmërie dhe tejpamësie shihen marrëdheniet italo-shqiptare.Ka qenë pikërisht Eqrem bej Libohova barriera e parë e shtetit shqiptar të asja kohe që këto traktate të mos degjeneronin në skllavëri për shqiptarët por t’u paraprinin atyre për në rrugët e Evropës së qytetëruar.
Në shtatorin e vitit 1928,atëherë kur Asambleja Kombëtare legjitimoi rendin Monarkik,Eqrem bej Libohova emërohet në funksionin e Ministrit të Oborrit Mbretëror.Në këtë funksion burri i Libohovës do të shpaloste edhe një herë maturinë,guximin,besnikërinë paskajshëm ndaj shtetit dhe mbretit.Ai do të ishte i pranishëm në atentatin kundër Mbretit Zog,në Vjenë,në vitin 1931.Kur rroja mbretërore Topallaj u përgjak prej plumbave dhe atentatorët po shtinin mbi Mbretin,burri i Libohovës mbuloi trupin e mbretit me të tijin pa u trembur vdekjes.Plagët e marra me këtë rast,bënë që ai të merritonte deri në ditët e mbrame të jetës respektin e pakufi të Mbretit Zog.
Në vitet 1936-1937,Eqrem bej Libohova,tanimë diplomat me përgaditje të gjithanshme,caktohet në detyrën e Ministrit të Jashtëm të mbretërisë shqiptare.Edhe në këtë funksion ai do të paraqiste me dinjitet të lartë diplomacinë shqiptare,duke e përshtatur atë sa më mirë në rrjedhat ballkanike dhe evropiane nga duhet të kalonin zhvillimet e atdheut të vet.Me dhjetra fjalë të tij,konfirmojnë dëshirën e vazhdueshme për ta radhitur Shqipërinë midis shteteve të qytetëruara ashtu sikur me veprimin e matur diplomatik e bëri kombin e vet të vogël të njohur në skajet më të largët.Dhe gjithshka e lidhte me Mbretin e Shqipërisë.Në një prej përshëndetjeve të rastit,pos të tjerave ai do të kumtojë ; “Kur nuk e kishim fitue ende lirinë,shqiptari dëshiroi afsh e zjarr të pathyeshëm vetqeverimin,kur vetqeverimi u fitue me flijimin e burrave tanë më të mirë,shqiptari dëshiroi pavarsinë,dhe kur kjo e fundit u sigurue,në saj të vetmohimit dhe vëmendjes së nderuar të Mbretit shpëtimtar,shqiptari dëshiroi dinastinë me në krye Prijësin e Madh të çdo beteje përparimtare dhe në fund nuk vonoi të kërkojë dhe të fitojë përjetsimin eMbretnis së Zogut”.( Shqipnia e lirë midis shteteve të qytetnueme, “10 vjet mbretni shqiptar”, Tiranë 1938 , faqe 173 ).
Me pushtimin fashist italian,së bashku me mbretin Zog largohet nga Shqipëria.Kthehet atje në fillim të viteve 1943,i thirrur prej disa atdhetarëve shqiptarë,por turbullirat e brendshme ia trishtojnë shpirtin.Largohet për në Itali dhe në fund të vitit 1944,internohet për dy vjet rresht nga Roma,në një prej provincave të humbura të Leçes.Me insistimin e vazhdueshëm të Mbretit Zog,më 1947 vendoset në Romë.Ndonëse mbi supe i peshojnë 65 vite,ai do të punonte me energjinë e jashtëzakonshme që e karakterizonte,për t’i bërë të njohur opinjonit Evropian se çfar do të ngjiste me kombin e vet të dashur.Mbanë korrespondencë me atdhetarë të tjerë shqiptarë në mërgim dhe posaçërisht me Mbretin Zog.Besnik i shtetit të dikurshëm shqiptar ( të cilin ai me burra të tjerë e orientuan nga perëndimi dhe qytetërimi) por edhe i Mbretit,mbylli sytë në Romë,në vitin 1951, me imazhdin e Shqipërisë së lirë,në mendje e shpresë.