Albspirit

Media/News/Publishing

Neomi L. Noi: Happy brithday my sister!

Ndoshta nuk jam aty me ty dhe pse nuk të gjendem pranë në ditën tënde të veçantë…

Unë prapë me zemër aty jam…

Pikërisht miqësia jonë nisi 6 vite më parë, ishte zgjedhja jonë që ne u bëmë shoqe…por jo më kot sepse e ndjeja që ti ishe ndryshe nga të tjerat! Një miqësi e sinqertë si një zinxhir i hekurt që kurrë nuk do të këputet…

Dhe e di pse?! Sepse kemi të njëjtin karakter! Nuk heq dorë nga e jotja kur e di që ke të drejtë, je kokëfortë, je krenare, nuk ke frikë nga asgjë dhe asnjë… Nuk ke turp të thuash “Më fal…”.

Të pëlqejnë fjalët e bukura, por vetëm atëhere kur janë të vërteta…Fal shumë gjithmonë, gjithçka por kjo nuk do të thotë se harron…E do të vërtetën sepse nuk ke frikë nga përballjet, e urren gënjeshtrën sepse është zhgënjim që do të thotë përfitim në besimin tënd…

Je femër e bukur, e zgjuar, e vendosur, e shkathët, e çiltër, e dashur, fisnike, bujare, e matur, gjakftohtë, fjalëpakë…

Nuk kam fjalë të të përshkruaj ty o rreze po për një gjë jam e sigurtë: Nëqoftëse të gjithë djajtë do të kishin fytyrën dhe zemrën tënde atëhere i gjithe Ferri do të ishte Parajsë…

O llokum, o jetë, o rreze, o dritë, o yll e di që qielli po vuan se ka humbur yllin më të bukur…dhe e di ai yll je ti…ti o motra ime…Më beso këto fjalë dalin nga zemra në mënyrë soleme…Nuk janë lustra, nuk janë një dedikim për të kaluar radhën…,por janë fakte të veprimeve të tua…

Të dua shume o motra ime…Shpesh mendoj po çfarë është kjo miqësia jonë?! Një mikeshë e besuar? Një njeri i dashur? Një e-mail miqësor i lënë mënjanë? Një shpatull mbi të cilën ti qan? Një vesh që të dëgjon? Është e vërtetë se gjërat e mëdha nisin nga të vogla…Që kur libri i miqësisë hapet ai nuk mund të mbyllet kurrë…Ai është si një libër që vazhdimisht duhet shkruar…Duke pritur që të lexohet…dhe të na lumturojë…

Ne mund të kemi mosmarrëveshje, ne mund të zihemi, por është miqësia ajo që na bashkon me njera-tjetrën…Miqësia jonë është ndërtuar mbi nje konstruksion më të fuqishëm se çeliku që përdoret për themelet…S’ka ditë që të mos e dua praninë tënde…Vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ditur të bëjë të qesh. Vetëm një mike e mirë si ty meriton që unë ta quaj motër…Po po motër… Dhe pse nuk kemi të njëjtin gjak, dije që ti për mua je e tillë dhe të ndjej si motrën time të madhe pa dallim…

Nëse për motrat e mia jap jetën pa menduar dy herë, të njëjtën gjë do bëja edhe për ty…Sepse ti je bërë tashmë pjesë e familjes sime të vyer…Prandaj motra ime e mirë unë sot kam diçka për të thënë… Diçka që në heshtje e kam thënë shpesh, diçka që më vete e kam pëshpëritur.

E para është se dua t’i them me përulje zotit tim “Faleminderit nga zemra që më fali një motër si ty…”.

Dhe e dyta dua të them “Niçe to be your friend… Happy brithday my sister! And 100…

Faleminderit për gjithçka dashuria ime…

Që më ke këshilluar kur kisha nevojë, që ke qarë edhe ke qeshur bashkë me mua…

Për miqësinë tënde…

Për fjalët e bukura që i mbaj në zemër…

Për telefonatat e gjata…

Për çmenduritë dhe batutat tona pafund…

Thjesht, faleminderit që egziston…

Është krenari të kem motër me ty, që kur nuk do të vdesi…Edhe 100 vjeç, qofsh përherë e lumtur kudo…

Please follow and like us: