Antikiteti, 7 lloje të dashurisë
Mos lejoni që fjala “dashuri” t’u përcaktojë dashurinë tuaj. Dashuria është ndjenja më e fuqishme që qënja njerëzore mund ta provojë. Pse është kaq e vështirë ta gjesh dashurinë? Kjo është e lehtë për t’u kuptuar, nëse e dini se fjala “dashuri” nuk është njejta gjë sikur se të qenurit i dashuruar.
Fjala “dashuri” është përdorur dhe abuzuar për shprehjen e disa llojeve të ndryshme të ndjenjave
Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikënd tjetër (të dua), por gjithashtu shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën). Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala “dashuri” e shpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi. Kjo një gjendje e qënjes, e cila nuk ka të bëjë asgjë me dikë ose diçka tjetër jashtë vetes. Kjo është forma më pastërt e dashurisë.
Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për t’i definuar gjendjet e ndryshme të dashurisë:
- Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen tuaj.
- Philia – dashuria që keni për miqtë.
- Eros – dëshira seksuale dhe erotike.
- Agape – kjo është dashuria hyjnore.
- Ludus – dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi.
- Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve.
- Philautia – dashuria për veten.