Arrestohet Ilir Gjuzi, rrahu gazetarin Elvi Fundo në Tiranë
Një prej personave që goditi me sende të forta gazetarin Elvi Fundo është arrestuar nga policia. I dyshuari është Ilir Gjuzi, një 42 vjeçar nga Tirana që tashmë gjendet në qelitë e komisariatit nr.3 të kryeqytetit. Mbetet për t’u parë kush është personi tjetër i përfshirë në ngjarje, ndërsa pjesa më e vështirë e hetimit është porositësi i dhunës ndaj gazetarit. Elvi Fundo u rrah nga dy persona në mars të këtij viti, ndërsa ishte duke ecur pranë ish Stacionit të Trenit në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.
Please follow and like us: