Albspirit

Media/News/Publishing

I morën biznesmenit diamantë e i vendosën gjobë 10 mijë €, kapen 2 të rinjtë

Dy persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, pasi shtrënguan me dhunë një biznesmen për dhënie pasurie, ndërsa është sekuestruar shuma e lekëve që do t’u jepte si gjobëvënie. Të arrestuarit janë Enea Duraj 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Renato Toska 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur E. H. 31 vjeç. Të arrestuarit fillimisht e kanë grabitur me dhunë biznesmenin me inicialet R. S. në Yrshek duke i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende në operacionin e koduar ‘Diamanti’. Nga hetimi rezultoi se autorët më pas e kanë kanosur biznesmenin me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro. Në momentin e dorëzimit të 10 000 eurove Enea Duraj dhe Renato Toska janë arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 euro dhe 300 000 lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Please follow and like us: