Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë ish kryeministri i Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit. Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në një spital në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru. Ai fillimisht u shtrua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.

Please follow and like us: