Taylor Swift fshin profilet në rrjetet sociale me miliona ndjekës
Kishte plot 85 milionë ndjekës në “Twitter” dhe 102 milionë në “Instagram”, por këngëtarja e njohur i fshiu papritur të gjitha profilet e saj në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Taylor Swift, ku veprimi i saj ka nxitur spekulimet se këngëtarja po bëhet gati të zbulojë diçka të madhe, ndoshta albumin e saj të gjashtë. Zhvillimi i ri vjen në 3 vjetorin e publikimit të “Shake It Off,” singëlli i albumit të fundit të Swift ‘1989’, që kryesoi për disa kohë klasifikimet. BBC shkruan se ka gjasa të jetë thjesht një koiçidencë, e ndoshta ajo mund të jetë bërë viktimë e një sulmi kibernetik. Lëvizja ka nxitur reagime të shumta mes fansave të këngëtares, në rrjetet sociale, e hashtagu ‘TS po rikthehet’, ishte një prej më të shpërndarëve.“Kam frikë të shkoj të fle…po sikur Taylor të publikojë një këngë të re’, shkruante një adhuruese në ankth.