Zëdhënësja e MPJ: Agjentët rusë vazhdojnë të veprojnë në Maqedoni
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, me rastin e intervistës së Ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për agjencinë “Bllumberg” (në të cilën ajo tha se Qeveria e re i përforcon përpjekjet që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe se ky anëtarësim në aleancën ushtarake do ta mbrojë vendin nga ndikimi rus), deklaroi: Akuzat në llogari të Moskës për ndërhyrje ruse në çështjet e brendshme të Maqedonisë janë të sajuara dhe ta pabaza.
Në qershor të vitit 2017 video-portali NOVA TV publikoi hetim të përbashkët me partnerët e “OCCRP” (Rrjet për hetim të krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCRP) dhe Rrjeti serb për hetime të krimit dhe korrupsionit – “KRIK” në partneritet me gazetën britanike “The Guardian”, sipas të cilit spiunë rusë dhe diplomatë kanë qenë të përfshirë me dekada në përpjekje të shpërndarjes së propagandës dhe provokimit të konflikteve në Maqedoni, si pjesë e përpjekjeve më të gjera rajonale për ndalimin e shteteve ballkanike për t’u bashkangjitur NATO-së, njofton Vërtetmatësi.
Përfundimet që dalin prej këtyre dokumenteve (nga shërbimet sekrete maqedonase) të cilët më javë i ka analizuar dhe kontrolluar ekipi i gazetarëve prej katër shteteve, shfaqin se: Me përdorimin e të gjithë teknikave dhe metodologjive të të ashtuquajturës fuqisë së butë, si pjesë e strategjisë së Federatës Ruse në Ballkan, qëllimi është izolimi i vendit (Maqedonisë) nga ndikimi i Perëndimit, thuhet në një prej dokumenteve.
“Për më tepër, politika e jashtme ruse është në lidhje të ngushta me strategjinë energjetike qëllimi i së cilës është kontrolli mbi resurset strategjike energjetike përmes partneritetit me shtetet ballkanike”, shkruan në një prej raporteve, sipas të cilit qëllimi afatgjatë i Rusisë është që ta çojë Maqedoninë në gjendje të “varësisë eksluzive ndaj politikave ruse”.