Albspirit

Media/News/Publishing

Departamenti i Shtetit: Hizmeti, lëvizje në shërbim të arsimit

 

Byroja e të Drejtave të Njeriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, kanë publikuar së fundmi raportin ndërkombëtar për liritë fetare, për vitin 2016.
Sipas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, Tillerson, thekson se në Turqi pjesëtarëve të grupeve minoritare, u janë kufizuar të drejtat e tyre minimale dhe parësore.
Tillerson thekson se Alevitëve, një grup jo Sunit, u janë mohuar të drejtat parësore, dhe nuk u ofrohen mundësi të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë.
Gjithashtu ai ka theksuar se Turqia duhet të lirojë priftinAndrew Brunson, të arrestuar padrejtësisht.

Kritika ndaj Dijanetit
“Kushtetuta e njeh shtetin si laik; siç i jep përparparësi ndërgjegjes, besimit fetar, mendimit, lirisë së fjalës dhe fesë dhe ndalon me forcë ndasitë me natyrë fetare. Çështjet fetare, veçanërisht janë të ndërtuara dhe organizohen mbi praktikat e Islamit Sunit, nga ana e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë”, theksohet që në krye të raportit, i cili e njeh Lëvizjen Hizmet si një grup arsimor.

Përkufizimi i Lëvizjes Hizmet
Në raport, Fethullah Gyleni është përkufizuar si “një mysliman që ndodhet me dëshirën e tij në ekzil”. Kurse Lëvizjen Hizmet e ka prezantuar si “një lëvizje civile, kulturore dhe edukative, që e ka marrë frymëzimin e saj prej Fesë Islame”, një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të qeverisë turke që e ka shpallur lëvizje terroriste.
Në raport theksohet se, “janë më shumë se 200 mijë deri në 4 milion njerëz që janë ndikuar prej medias së kryesuar prej Fethullah Gylen”. Pas tentativës së Grushtit të Shtetit, në fushatën e nisur prej qeverisë turke, nga Dijaneti, përfshirë rreth 3 mijë e 600 njerëz, me pretekstin se janë të lidhur me Fethullah Gylen dhe Grushtin e Shtetit, janë arrestuar dhe janë pushuar nga puna më shumë se 75 mijë punonjës. Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe persona të huaj që kanë lidhje me grupe të krishtere, që u është anulluar leje e qëndrimit ose u është mohuar hyrja në Republikën e Turqisë.
Raporti gjithashtu nënvizon faktin se, shteti i ka trajtuar Alevitë si një “grup që bie ndesh me Islamin”, duke mos u aprovuar vendet e tyre të kultit dhe me trajtimet e tyre me propagandën e terrorizmit, ku është theksuar se gjatë këtij viti është mbyllur edhe një stacion televiziv i pakicave alevite.

Po analizohet gjendja e 200 shteteve
Raporti i Departamentit te Shtetit analizon situatën në 200 shteteve, duke nxjerrë në pah gjendjen e shteteve, lëvizjeve terroriste, dhe ndërmarrjet e tyre në lidhje me lirinë e praktikimit të besimit fetar.

Please follow and like us: