Albspirit

Media/News/Publishing

Zaev i përgjigjet Beogradit për tërheqjen e diplomatëve nga Shkupi

Republika e Maqedonisë është e vendosur në ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Serbinë, por edhe me vendet e tjera të rajonit.

Kjo ishte përgjigjja e Zoran Zaev ndaj vendimit të qeverisë serbe për tërheqjen e të gjithë stafit të Ambasadës së saj në Shkup.

“Ekzekutivi maqedonas mbetet i përkushtuar me forcë ndaj zgjidhjes, e jo krijimit të problemeve. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme, që rajoni të ecë me vendosmëri përpara”, thuhet në deklaratën e postuar nga Zaev në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri maqedonas nuk bën asnjë koment mbi akuzat e Beogradit, për “veprime të kundërzbulimit ndaj Serbisë”, e as se kush mund të jetë i përfshirë në këtë çështje.

Mjaft ekspertë mendojnë se lëvizja e Beogradit nuk përbën ndonjë surprizë. “Kjo është përgatitur prej një kohe të gjatë”, thonë ata, duke përmendur edhe votimin e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas opinionistëve janë dhënë sinanje e porosi për rishikimin e vendimit të njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetues, dhe përzierje të shërbimeve sekrete në Mal të Zi e ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Pas zhvillimeve të tilla, sipas tyre fshihet tendenca për të ndihmuar Rusinë në qëllimin e saj të frenimit të integrimit Maqedonisë në BE dhe NATO. Ndërsa si mediet gjermane, ashtu dhe ato austriake dyshojnë se shkak i krizës së fundit është mundësia që Maqedonia të mbështesë pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Shkupi e ka njohur Kosovën në kohën e Gruevskit, në vitin 2008, ndërsa tani na shqetësohet për çështjen e UNESCO-s”, kujton “Die Presse”.

Please follow and like us: