Albspirit

Media/News/Publishing

Ditmir Bushati takon Princin Al-Waleed

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka takuar Princin Al-Ëaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company. Ai është shprehur se marrëdheniet tona me Arabinë Saudite do të shikohen me një interes të vecantë.

POSTIMI I PLOTË:

Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin Al-Ëaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës.

Please follow and like us: