Albspirit

Media/News/Publishing

Janis RICOS: Kurse ti tё mungosh

 

 

“Mendo jeta të çajё rrugën e saj,
Kurse ti tё mungosh,
Të vinё pranverat
Me shumë dritare të gjera,
Kurse ti tё mungosh,
Të vinё vajzat në stolat e kopshtit
Me veshje tё shumёngjyrta,
Kurse ti tё mungosh,
Tё rinjtё tё notojnё në mesditë
Kurse ti tё mungosh,
Një pemë e lulëzuar tё pёrkulet mbi ujë,
Shumë flamuj të valojnё nëpёr ballkone,
Kurse ti tё mungosh,
Dhe pastaj një çelës tё rrotullohet
Dhoma të jetё e errët,
Ndёrsa ti tё mungosh,
Mendo tek shtrëngohen dy duar
Dhe ty tё të mungojnё duart,
Dy trupa tё pёrqafohen,
Ndёrsa ti tё flesh nёn dhe,
Dhe kopsat e xhaketës tёnde
Të durojnё më shumë se ty,
Nёn dhe,
Dhe plumbi i ngulur në zemër
Tё mos tretet..
Kur zemra jote
Që e deshi kaq shumё botën,
Do të jetё tretur.
Të mungosh – nuk është asgjë të mungosh.
Nëse ke munguar për atë që duhet
Do të jesh përherë në të gjitha ato
Për tё cilat ke munguar,
Do të jesh përgjithmonë në këtë botë … “.

Shqipёroi Petro ÇERKEZI

Please follow and like us: