Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë papritur gazetarja shqiptare

Ka ndërruar jetë gazetarja Arlinda Canaj, lajmi është bërë i ditur nga media ku ajo punonte. Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën papritmas. Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerëzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela, Bardha, Merita, Andreas, Migena,Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela, shkruan portali Konica.al

Please follow and like us: