Albspirit

Media/News/Publishing

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Hahn: Nëse doni që të bëni progres, merrni vendimin e duhur

Komisioneri Johannes Hahn ka dalë pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, së bashku me kryeministrin Edi Rama, pas takimit që u zhvillua në Durrës me kryeministrat e Ballaknit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Hahn u shpreh optimist për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, edhe pse ende nuk ka një datë fikse për këtë.

Ndër të tjera, Hahn iu bëri thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të mos kërkojnë më azil sepse i bëjnë keq vendit të tyre.

“Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi, por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma. Çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në Europë. Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Cdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap. E nëse doni që të ketë progres për anëtarësimin në BE, do të jetë zgjuarësia politike që do sjellë vendimin e duhur. Është cilësi dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të çuar përpara integrimin. Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE”, ka deklaruar Hahn.

Please follow and like us: