Albspirit

Media/News/Publishing

I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq…

Xherardo Nikjari

Ata vdiqën si të krishterë duke qënë deri në fund për Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo të tradhëtarëve. Sigurisht që leximi i atyre që masakruan u torturuan dhe u vranë na mbush me dhimbje, dhe do të jetë një ngjarje që do të përndjekë ndërgjegjjen e çdo shqiptari. Martirët e Shqipërisë vuajtën martirizimin më të lartë për Fe dhe Atdhe. Le të jetë flijimi i këtyre njerzve dhe i shumë të tjerë një frymëzim për brezat e rinj të Shqipërisë për t’i qëndruar besnik idealeve të shenjta të Atdhe-dashurisë dhe Fesë.

Gjelosh Lulashi: Besimtar i thjeshtë, laik i lindur në Shosh, me 2 shtator 1925. Ishte oficer ushtarak i spitalit të Shkodrës. U arrestua dhe pushkatua me 4 mars 1946. I forcuar dhe hero deri në fund, tha këto fjalët e fundit: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Nanës të fala dhe ti mi puthin vëllaznit. Borxhat që kam mbetë të mi paguajnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq. Rroftë Shqipërija.”

Pader Daniel Dajani: U lind në Blinisht ë Zadrimës në vitin 1906. Pas shkollës fillore në fshatin e tij shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë. U arresua me pader Faustin. Një meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm u torturua tmerrësisht, fjalët e tij të fundit qenë: “I fali ata që më kanë bër keq jam kondend se po vdes i pafaj më mirë se fajtuer. Ti japin prindërit (far e fisi) Dom Zef Shllakut pare për të thanë dy meshë.”

Pader Giovanni Fausti: I lindur në Bronzzo di Brescia me 19 shtator. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvor. Ai hyri në shoqërinë e Jezuitëve dhe erdhi në Shqipëri. Një përson me kulturë të gjerë, u arrestua me 31 dhjetor 1945. Ndërsa po e shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët, ai forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. Fjalët e fundit qenë:

“Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën t’eme dërgoni shëndet Jezuitëve, Xhakojve, Apostolikëve dhe Arqipeshkvit. Rroftë Krishti Mbret.”

Giovanni Fausti

Mark Çuni: I lindur në Rranxa të Bushatit, afër Shkodrës në vitin 1919. Pas arsimit ai filloi vazhdoi studimet në Seminarin Papnor Shqiptar. Qe themelues klandestin i një organizimi politik “Bashkimi Kombëtar” brenda semnarit. Eprorët e tij nuk e dinin këtë. Ishte njeri i zellshëm dhe guximtar. I pushkatuar me 4 mars 1946 fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. Ti thoni nanës se i kam Ludovik Rashës 15 Napolona borxh dhe t’ja pagujë. Rroftë Krishti Mbret- Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Qerim Sadiku: I lindur me 12 shkurt 1919 në Vuthaj, një fshat afër Shkodrës, në zonën malore. U arrestua me 3 dhjetor 1945 dhe duroi torturat me guxim të madh. U dënua me vdekje me 4 mars. Fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që në ç’do kohë mund të më ken ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Referencat

Mesha e Shenjtë dhe Riti i Lumnimit të nderuarve Shërbëtorë të Hyjit.

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990).

Please follow and like us: