Kujtim Morina – Sirenat
Nuk të ndjellin para
por mbrapa.
Mos u nis,
deti është plot dallgë,
një herë tjetër.
Mos e bëj.
Njëmijë djaj do të turren,
më mirë mos…
Mos shko,
shtëpisë po i pikon çatia,
ti merresh me punët e botës.
Sirenat e kohës tonë
mund të jenë gruaja, miku i ngushtë
shtëpia e vjetër.
Kanë frikë se s’kthehesh më
dhe ata mbeten vetëm.
Please follow and like us: